Maqedoni

Shkup, sanksionohen 123 shoferë, 20 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

15.04.2022 09:18

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 123 sanksione.
 
Njëzet sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, shtatë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, katër sanksione për automjete të transportit publik në gjendje jo të rregull teknike.
 
Poashtu janë shqiptuar edhe tetë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), katër sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike, pesë sanksione për shoferët e motoçikletave.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.