Maqedoni

Shpërthim i ri i zjarrit në fabrikën “Treska”

15.04.2022 10:29

Një zjarr i ri ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në zonën e fabrikës “Treska”....

Një zjarr i ri ka shpërthyer  mëngjesin e sotëm në zonën e fabrikës “Treska”.
 
Kësaj radhe digjej një pjesë tjetër, ku ka ndërhyrë edhe zjarrfikësja me dy automjete. Në ditët në vijim në terren do të jetë një grup kujdestar, i cili do të monitorojë vendin për të parandaluar një zjarr të ri të mundshëm.
 
Zjarri për here të parë në  objektin e fabrikës së vjetër "Treska" shpërtheu pasditën e djeshme. Ekipet e zjarrëfikësve kanë arritur të lokalizojnë zjarrin dhe të pengojnë që i njejti të përhapet edhe drejt objekteve për rreth. Nuk ka viktima apo të lënduar. Dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm. Në lokalizimin e zjarrit në ish fabrikën “Treska” në Shkup kanë intervenuar 55 zjarrëfikës.