Nesër rreshje të reja të dëborës
Moti i ftohtë dhe rreshje të reja të dëborës përseri do kaplojnë Maqedoninë...

Gjatë ditës së nesërme në mbarë vendin pritet të ketë rreshje të reja të dëborës të cilët do të shoqerohen me erë të ftohtë nga veriu, dhe me temperatura shumë të ulëta. Sipas sinoptikanëve moti i ftohët do të zgjatë deri ditën e martë, me temperatura deri më minus 15 gradë celsius.
“Nesër në mbarë vendin tonë përseri do të paraqiten rreshje të reja të dëborës, të cilat do të jenë me intesitet pak më të ulët se sa herën e parë. Trashësia e dëborës në viset majore pritet të kalojnë mbi 10 canimtertra, ndërsa në qytetet do të arrijë deri më 10 cantimetra. Gjatë ditës së nesërme do të fryj edhe erë e ftohtë nga veriu, ndërsa temperaturat do të ulën ndn 0 gradë celisus. Deri ditën e martë temperaturat e natës do të ulën deri më minus 15 gradë celsius, ndërsa gjatë ditës deri më 0 gradë celsius” – tha Drejtori i Entit Hidrometologjik, Oliver Romevski.
Paralajmërimet e sinoptikanëve mblodhi Shtabin e krizës. Përfaqësuesit e shumë insitucioneve të këtij shtabi sigurojnë se do të jenë në gatishmëri gjatë ditës së neserme dhe do të bëjnë të çmos pët tu dal në ndihëm qytetarëve, por asnjëri prej tyre nuk premton a do të jenë në gjendje të vërtet të përballën me suksëses me stuhinë e re.
“Gjatë ditës së nesërme do të jemi në terren me të vetëmin qëllim që të shoh nga afër se si do të mobilizohen punonjësit e ndërmarrjes “Rrugëst e Maqedonisë” që të mos kemi probleme si para pak ditësh. Kam kontaktuar dhe me shumë kryetar të komunave dhe sipas informacioneve, të gjitha fshatrat e shkëputura në Maqedoni, sot do të jenë të pastruara” – tha ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski.
Ekipet e ndërrmarjes “Rrugët e Maqedonisë” deri më tani kanë pastruar mbi 4.500 kilometra rrugë në Maqedoni.
Ky institucion vite me rradh punon me makineri të vjetëruara nga 2 dekada. Mirëpo edhe përkudër kërkesave të shumëta të drejtorit Gajur Kadriu aksush deri më tani nuk ka dëshiruar të modernizojë makinerit e kësaj ndërmarjeje.
“Unë mund të themë se deri derisa unë bësha krëkes nga dy herë në muaj askush nuk më ipte përgjigje pozitive. D.m.th ka mbi 100 kërkesa për përmisimin e gjendjes të “rrugët e Maqedonisë” e cila është apsulitisht është jasht përdorimit. Me ato kushte i kemi rregulluar ato makinerit dhe me të njëjtët makineri sot i mirëmbajmë rrugët e Maqedonisë. Jam duke bërë analiza dhe do dalim me infomrata shumë shpejt se të gjitha ato persona udhëheqës që nuk kanë kryer detyrat si duhet do të sanksionohen” – deklaroi drejtori i ndërmarjes “Rrugët e Maqedonisë”, Gajur Kadriu.
Edhe EVN është e angazhuar në furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.
“Për momentin ne nuk mundemi tju premtojmë asgjë se a do të ketë energji elektrike pas rreshjeve të rreja të dëborës. Duhet më së pari ti shohim nesër rezultatet nga moti dhe më pas të konstatojmë se a bëhet fjalë për stuhi të re apo ajo. Ekipet e EVN –së janë vazdhimisht në terren, rrjeti distributiv është në gjendje të mirë dhe punojmë fuqimisht në sanimin e të gjitha defekteve që kanë mbetur me furnizimin e energjisë elektrike. Sigurisht se zhvillimet tona do të varren edhe nga rrjeti distributiv i MEPSO-së, sepse ne të dy jemi lidhur si një tërsi, dhe shpresojmë se asnjëri nuk do të ketë probleme më serioze nga rreshjet e reja të dëborës” – tha Igor Gievski, nga EVN.
Kompania e EVN informom se vazdhojnë të punojnë edhe sot intezivisht në sanimin e defekteve në Dibër, dhe se gjatë kësaj nate ode mëngjesë do të lëshohet largëpërçuesi i ri prej 12 shtyllave në rajonin e Rekës. (Rexhep Qamili, TVM2)
