Maqedoni

Zjar i ri në ish fabrikën e Treskës, nuk është hera e parë që digjet ky objekt

15.04.2022 14:11

Një zjarr i ri ka rënë në zonën e ish “Treskës”....

Zjarr i një dite më parë në ish kombinatin “Treska” kishte tendenca të rindezet përsëri, por pas intervenimit të zjarrfikësve nuk u lejua riaktivizimi i zjarrit. Ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë ta kenë gjendjen nën vezhgim. 
 
“Kolegët kanë verejtur se është rindezuar zjari dhe kanë intervenuar menjëher  kanë kërkuar edhe dy vetura nga qendra e autokomandës. Zjari është vënën nën kontroll dhe është shuar tërësishtë.” tha një zjarfikës.
 
Kjo nuk është hera e parë që “Treska” të mer flakë. Një ish-punonjës i fabrikës dëshmon se në ndërtesa kanë mbetur sasi të mëdha ngjyrë, llak dhe dru, por edhe depozita karburanti lehtësisht të ndezshme.
 
“Ja ku është inqizoje dicka është derdhur këtu askujt nuk I intereson për këtë vend.”, u shpreh një ish punojëse e fabricës Treskës.
  
17 vite më parë fabrika “Treska” falimentoi dhe punëtorët ende nuk mund të marrin pagat dhe kontributet e prapambetura.
 
“Duam të dijmë se kush e ka ndezur fabricën  dhe cdo her ne që bëjmë presion diçka do të ndodh. Kjo nuk është hera e parë që treska digjet.”, tha një ish punojëse e fabricës  Treskës.
 
Sipërfaqja e këtij objekti është 6.3 hektarë, dhe impiantet dhe objektet e lidhura me fabrikën janë jashtë përdorimit dhe në gjendje shumë të keqe. Për këtë pjesë të Shkupit ka plane për urbanizim për një kohë të gjatë. Investitorët shtyjnë për ndërtim, komuna ka shpallur konkurs, por zgjidhjet ende nuk janë bërë publike se për çka kanë reaguar urbanistët.
 
REJHANE BUSHI METAJ