Maqedoni
RMV, edhe 6 diplomat rus persona të pa dëshiruar
15.04.2022 14:29
Maqedonia e Veriut ka dëbuare, edhe gjashtë diplomatë të tjerë nga Ambasada ruse në Shkup...

Maqedonia e Veriut ka dëbuare, edhe gjashtë diplomatë të tjerë nga Ambasada ruse në Shkup, të cilët janë shpallur persona të padëshiruar.
“Në bazë të informacioneve të marra nga organet kompetente, këta persona kryenin aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe në pesë ditët e ardhshme do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut.”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të vendit.
Vendimi tanimë i është komunikuar edhe ambasadorit rus në Shkup, Sergei Baznikin. Ky është dëbimi i dytë i diplomatëve rusë në më pak se një muaj. Pesë diplomatë rusë u dëbuan më 28 mars, pasi kishin vepruar në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike. Poashtu vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut shpalli si të padëshiruar dy diplomatë rusë.
Në të dyja rastet, Rusia ka reaguar me masa reciproke, gjegjësisht ka dëbuar diplomatë të vendit nga Moska. Sipas listës së publikuar në web faqen e Ambasadës ruse në Shkup, gjithsej 19 diplomatë rusë ishin regjistruar në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë ambasadorin Baznikin dhe dy zyrtarë ushtarakë. Por Ambasada rusise tani ka mbetur me tetë diplomatë, përfshirë ambasadorin, pasi 11 janë dëbuar. Maqedonia e Veriut është pjesë e listës së vendeve Armike të rusisë, të shpallur pasi vendi përkrahu sanksionet ndaj rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.
SANIJE DURAKU
