Maqedoni

Osmani: Mbështesim stabilitetin dhe sigurinë e Bosnjës

15.04.2022 14:45

RMV mbështet fuqishëm perspektivën euroatlantike si dhe sigurin, stabilitetin dhe prosperitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës...

RMV mbështet fuqishëm perspektivën euroatlantike si dhe sigurin, stabilitetin dhe prosperitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, kur e gjithë kontinenti ballafaqohet me krizë sigurie e shkaktuar nga agresioni luftarak i Rusisë ndaj Ukrainës. Kështu ka theksuar Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani në takimin e realizuar në Sarajeve me homologen Bisera Turkoviq.
 
“Si vend mik i juajji, dua edhe një herë të them përcaktimin tonë të fuqishëm me të cilin në mënyrë të fuqishme dhe pa mëdyshje e mbështesim suverenitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës në pajtueshmëri me Marrëveshjen paqësore të Dejtonit. Kjo është shumë e rëndësishme sot, kur e gjith kontinenti ballafaqohet me krizë sigurie e shkaktuar nga agresioni i luftës i Rusisë ndaj Ukrainës që gjithsesi paraqet shqetësim edhe në rajonin tonë. Siguria, stabiliteti dhe prosperiteti i Bosnjës dhe Hercegovinës është më e rëndësishme për të gjithë qytetarët e sajë porn ë kontekst rajonal ky stabilitet është në inters direkt për të gjith ne, për ketë ju keni mbështetjen tonë dhe pëkkushtimin tonë të plotë.”, tha ministri i punëve të jashmte, Bujar Osmani.
 
Osmani ka theksuar se procesi i eurointegrimit  paraqet një shtytje të madhe për zbatimin e reformave dhe mënyra me e mir që vendet e rajonit ti arrijnë përfitimet evropiane civilizuese. Lidhur me bashkëpunimin dypalësh, u shkëmbyen mendime, propozime dhe sugjerime për projekte konkrete, me theks të veçantë në interesin dhe nevojën për forcimin e tregtisë. Ministri Osmani në kuadër të vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë ka takuar edhe kryetarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI