Maqedoni

Greva në arsim, domosdoja e rivlersimit të mësuesisë

15.04.2022 15:07

Greva në arsim vjen si pasojë e mospasjes së sensit për zgjidhjen e problemeve të akumuluara në arsim...

Greva në arsim vjen si pasojë e mospasjes së sensit për zgjidhjen e problemeve të akumuluara në arsim vlersoi arsmtari Mamer Kovaçi në debatin publik me temë  “Greva në arsim: domosdoja e rivlersimit të mësuesisë dhe investimit në kapitalin tonë njerzorë”,  të organizuar nga Instituti “Arbër Xhaferi” dhe ASh. Sipas tij rezultatet nuk do të mungonin nëse kemi mësimdhënës të motivuar.
 
“Brenda 30 viteve sa jemi në pavarësi 19 ministra janë ndrruar dhe çdo kush ka eksperimentu, asnjëri nuk ka bërë strategji se si duhet dhe çka dueht të bëhet.Besoj se do të vetëdijësohen edhe elitat politike edhe elitat intelektuale në shtet që most a lënë arsimtarin të bisedojë për pagë. Një arsimtarë i motivuar sigurisht se do të jep rezultate më të mira.”, tha Mamer Kovaçi, arsimtarë.
 
Nga ASH thonë se mbështesin kërkesat e arsimtarëve .
 
“Në Maqedoni një kamarier i rëndomta apo një puntorë në një bukpjekës merr rrogë më të madhe se sa një arsimtarë apo profesor në shkollën fillore apo të mesme por edhe në fakultete. Në qoftëse rroga minimale është 18 mijë denarë atëherë as që diskutohet se arsimtarët duhet të kenë sipas koefeicineteve të përcaktuar një rrogë dinjiotoze.”, tha Arben Taravari nga ASH.
 
Ndonëse kërkesat e mësimdhënësve janë legjitime aktivisti Blendi Hodai pret që ata që në të ardhmen të protestojnë edhe për cilsinë në arsim sepse sipas tij kemi një ndër sistemet arsimore me cilësi më të dobët.
 
“Kërkesat e tyre janë legjitime dhe ne përkrahim që ata të kenë paga më të larta por në të njejtën kohë shpresojm që të reflektojnë që të protestojnë për arsim me cilësi më të lartë se sa kjo që e kemi tash.”, tha Blendi Hodai, aktivist.
 
Për sa i përket cilësisë në arsim  sipas panelistit Abil Baush testimi PISA ka treguar se vendi ndodhet mbrapa vendeve të rajonit për një vit ndërsa dy vite pas vendeve të BE-së. 
 
“Më mirë jemi se Kosova por jemi më dobët se Sërbia, jemi më dobët se Shqipëria dhe më dobët se Mali i Zi dhe në mesataren e BE-së jemi për plus 33 pikë, ngecim për një vit shkollorë.”, tha Abil Baush, panelist.
 
Punonjësit e arsimit për të pesën ditë me radhë janë futur  në grevë dhe kërkojnë rritje pagash prej 18.4 përqind.
 
NAIM RAMADANI