Maqedoni
Vazhdohet dialogu për pagat në arsim, Qeveria: Dialogu të mos kushtëzohet me grevë
15.04.2022 15:20
Qeveria dhe përfaqësuesit e SASHK-ut gjatë vikendit do ta vazhdojnë dialogun që të përcaktohet përqindja e saktë...

Qeveria dhe përfaqësuesit e SASHK-ut gjatë vikendit do ta vazhdojnë dialogun që të përcaktohet përqindja e saktë e rritjes së pagave për mësimdhënësit dhe edukatoret, me qëllim që nga e hëna nxënësit të vijojnë procesin mësimor. Kryeministri Dimitar Kovaçevski në këtë takim ka potencuar se janë të hapur për dialog për vendosjen e një sistemi për rritjen e pagave, por ky dialog nuk duhet të jetë i kushtëzuar nga greva thuhet në kumtesën e Qeverisë.
“Përfaqësuesit e Qeverisë dhe përfaqësuesit e SASHK-ut u morrën vesh që ditëve të ardhshme të përcaktohet përqindja për rritjen e pagave e cila do të planifikohet dhe do të realizohet me rebalansin e buxhetit, pas çka nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga e hëna do të ktehehshin në bankat shkollore, ndërsa fëmijët në kuadër të çerdheve.”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.
SASHK: Të dielën vendimi a do të ketë mësim nga e hëna
Numri një i sindikatit Nedellkov tha se këshilli i SASHK-ut do të debatojë për propozimin e Qeverisë, që greva të pezullohet dhe nxënësit të fillojnë mësimin përderisa brenda dy tre ditë të definohet propozimi i tyre dhe pranimi apo refuzimi i SASHK-ut ndaj propozimit të ofruar.
“Për fat të keq ende nuk mund të dal në opinion me vendim përfundimtar për atë çka është propozuar dhe të tregoj qëndrimin tone pranojmë apo jo. Këshillii Sashkut do të punojë dhe të shtunën dhe të dielën antarët tanë do të informohen pë vendimein e sjellur kështu që të dielën në mbrëmje do të dihet vendimi.”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.
Greva ka hyrë në ditën e pestë të realizimit të saj. Edhe më tej arsimtarët nuk mbajnë mësim, ndërsa një çerdhe në Komunën e Gjorçe Petrovit është vanadalizuar me mbishkrimin SASHK-u vrasës i fëmijëve. Autorët e këtij akti mbeten të panjohur.
FLUTURA LATIFI
