Maqedoni

MPJ Bullgare: Propozimet e RMV-së, të papranueshme

15.04.2022 15:34

Pas deklaratës së ministrit të jashtëm Bujar Osmani se në bisedimet me Bullgarinë...

Pas deklaratës së ministrit të jashtëm Bujar Osmani se në bisedimet me Bullgarinë është gjetur marrëveshje por se dokumenti nuk mund të publikohet pa përgjigjen dhe konfirmimin e palës tjetër, vjen reagimi i Ministrisë së jashtme bullgare. Për agjencinë e lajme BGNES, Sofja  zyrtare kumton se propzimet e RMV-së nuk janë pranuar që në muajin shkurt, dhe konfirmojnë  se  nuk ka pajtueshmëri. Ata  paralajmërojë   kundër –propozim, kur Sofja të vlerësojë se ka  përparim të konsiderueshëm në bisedime.  
 
“Takimi i fundit i ekipeve të ekspertëve  të MPJ-së, u mbajt me 11 shkurt të këtij viti, ku u dikutua për propozimet më të reja të Maqedonisë së Veriut, si përgjigje zyrtare  ndaj propozimeve të palës bullgare. Në takimin e shkurtit, pala bullgare i informoi përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut se propozimet e tyre  nuk janë të pranueshme dhe se bisedimet duhet të vazhdojnë.”, ka thënë minsitria e e jashtme Bullgare. 
 
Edhe kryeministri bullgar, Kiril Petkov, me qëndrim për dokumentin e përfolur. Bisedimet me RMV-në vazhdojnë  dhe nuk kemi nënshkruar asnjë marrëveshje me palën tjetër, thotë ai.
 
“Asnjë dokument nuk kam nënshkruar. Gjithmonë i jemi përmbajtur marrëveshjes së koalicionit dhe pozicionit kornizë për Maqedoninë e Veriut.”, tha kryeministri bullgar, Kiril Petkov.
 
Osmani: Bisedimet vazhdojnë intezivisht
 
Ndërkohë, ministri Osmani siguron se bisedimet me Bullgarinë po zhvillohen me një dinamikë të re dhe se nuk do të ketë dorëzim nga ky proces. 
 
“Jemi në fazë intenzive  të bisedimeve  për tejkalimin e dallimeve me fqiun tonë, Bullgarinë, me qëllim që ta tërheqim pengesën për fillimin e bisedimeve. Jam absolutisht i vetëdijshëm  se këto bllkada krijojnë frustracione të veçanta, sidoms tek qytetarët. Dëshiroj t’ju garantoj se ne nuk dorëzohemi prej këtij procesi.”, tha ministër i jashtëm Bujar Osmani.
 
VMRO –DPMNE: Qeveria ta publikojë dokumentin
 
Opozita maqedonase i bën thirrje  pushtetit ta bëjë publike përmbajtjen e dokumentit. 
 
“Përse qeveria  e fsheh nga opinioni maqedonas? Nëse është siç thonë, në interes të qytetarëve, pse e fshehin? Kjo na jep të drejtë të dyshojmë se po bëhet përgatitje e tradhëtisë së re.”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
 
Ditë më parë, nga ministria e jashtme e Bullgarisë janë  kërkuar garanca të qarta për zbatimin e mëtejshëm  të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë dhe mbrojtje  kushtetuese të të drejtave të bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU