Botë

Ukrainë, sulmohet autobusi me civilë, 7 të vdekur

15.04.2022 15:49

Trupat ruse kanë hapur zjarr ndaj autobusëve që transportonin civilë në fshatin verilindor ukrainas të Borovaya...

Trupat ruse kanë hapur zjarr ndaj autobusëve që transportonin civilë në fshatin verilindor ukrainas të Borovaya, ku raportohet se shtatë persona ndërruan jetë dhe u plagosën 27 të tjerë. Bombardime ka patur edhe në rajonin e Luhansku dhe Donetsk-ut, ku jetën e kanë humbur pesë persona. Kryebashkiaku i Luhanskut bën thirrje që banorët të evakuohen sa më shpejt sepse janë paralajmëruar sulme të reja. Në Mariupolin e shkatërruar tërsisht, Rusia lufton për ta marr nën kontroll të plotë, ndërsa njerëazit atje vdesin edhe për ushqim.  
 
“Ne vazhdojmë të luftojmë për ta rujatur qytetin tonë, por duhet urgjentisht të të debllokohet qyteti për të futur ushqim sepse njerëzit nuk vdesin vetëm nga granatimet por edhe nga uria.”, tha Vadym Boichenko, kryetari i qytetit të Mariupolit. 
 
“Në rajonin e Donjeckur dhe Luhanskit, kemi parandaluar disa sulme sepse situate mund të ishte më keq, janë shkatërruar katër tanke, shtatë  automjete ushtarake dhe  gjashtë sisteme artilerie. Armiku ka kryer krime në këto rajonë me fluturake pa pilot.”, u shpreh komandati i ushtrisë ukrainase.
 
Moska tha se ka bombarduar Kievin  dhe Mariupolim sepse sipas tyre  ushtria ukrainaske ka bombarduar disa zona të territorit rus.
 
“Fabrika “Iliç” në Mariupol është cliruar tërsisht nga militantët nacionalit të bataljonit. Raketat tona kanë goditur një objekt ushtarakne Kievë. Janë shkatërruar edhe punimorët e riparimit dhe prodhimit të raketave kundër-ajorore.”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse Igor Konashenkov. 
 
Televiziont ruse e shpallën Luftën e Tretë Botërore të filluar pas shkatërrimit të anijes ushtarake ruse. 
 
“Në Donmbas jetën e kanë humbur 14 mijë njerëz deri tani, si ka reagur bota për këtë? Nuk ka reaguar farë dhe kjo I ka dhënë mundësi Rusisë të sulmojë akoma. Synimi I Rusisë është që ta marrë këtë territor.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
 
Sipas raportit të OKB-së për shkak të luftës rreth 5 milionë persona janë larguar deri më tani nga Ukraina.
 
FARIJE DAUTI BAKIU