Maqedoni

Familjarë e miq të 24 vjeçares Nikollova, protesta para Gjykatës Penale

15.04.2022 16:05

Pas shqiptimit të dënimit me 3 vite burg për Jordan Gjorgiev, i cili në janar në afërsi të qendrës tregtare City Mall...

Pas shqiptimit të dënimit me 3 vite burg për Jordan Gjorgiev, i cili në janar në afërsi të qendrës tregtare City Mall me automobilin e tij e ka goditur për vdekje 24 vjeqarën Viktoria Nikollova sot familjarë, e miq të viktimës protestuan para Gjykytaës Penale.
 
“Kjo protestë është edhe një zë i ngritur deri tek ky gjyq dhe deri tek kjo padrejtësi e cila dhemb si dhe ky vendim gjyqsor nga ana e gjyqtarës Lubinka Boshovska. Si mos të jemi njerëz, si mos të egzistojmë. Po fshihet nëpërër fotljet e tyre ndërsa pasojat ne i bartim ku humbën edhe njeri edhe drejtësinë edhe shpresë.”, u shpreh një protestuese. 
 
Në akt të këtillë ku dënimi për këtë vepër është nga 4-20 vitë është dhënë dënim ndër minimalen thot avokati i familjës së Viktorias. Sipas tij kjo nuk është padrejtësi vetëm ndraj saj por edhe ndaj isntitucionit prokurori si dhe padrejtësi dhe porosi për tër shtetin. 
 
“Kërcënimi më I madh për drejtësinë është padrejtësia të cilën e kemi tek ne në shtet, falë gjyqsorit të kapur prej 31 vitesh. Në lëndën për të cilën u debatua për vdekjen Viktoria Nikolova dhe të lënduarit Leonid Dauv arritëm që të shohim se këtu as që janë të rëndësishme ligjet as që dikush kërkon drejtësi as që kemi sundim të së drejtës. Për atë kërkojmë për fat të keq në rrugë që të dëgjohet zëri i popullit për shkak se para 80 ditëve ishte Viktoria neser mund të jetë çdokush nga ne.”, tha Vladimir Mihajlovik, avokat.
 
Të hënën është shpallur vendimi për aksidentin tragjik automobilistik në City Mall. Ndërkohë, Prokuroria Publike tha se aktgjykimi i shkallës së parë është ankimuar. Kа reaguar edhe Gjykata themelore në Shkup thonë së në përgjitsi e respektojnë të drejtën për protestë por përkujtojnë se gjykata ka shqiptuar vendim të shkallës së parë e cila ende nuk është e plotfuqishme dhe do të shqyrtohet nga instancat më të larta të gjyqsorit dhe apelit.
 
GAZMEND KURTISHI