Maqedoni
Dita botërore e hemofilisë, në RMV ka rreth 300 pacient me hemifili
15.04.2022 16:28
Terapia për personat me hemofili është përmirësuar, me një preparat të ri që përdoret me aplikim nënlëkurë...

Terapia për personat me hemofili është përmirësuar, me një preparat të ri që përdoret me aplikim nënlëkurë, që e pranojnë personat me hemofili të rëndë, por ekzistojnë edhe faktorë të tjerë me veprim të vazhduar që do tua lehtësonte jetën këtyre pacientëve. Në ditën botërore të hemofilisë u tha se paragjykimet ende i ndjekin familjet dhe pacientët që ta fshehin sëmundjen.
“Kemi më shumë përmirësimin sesa para 50 dhe 60 viteve. Është sjellur një ilaç i ri që e përdorin 11 pacient me hemofili që e marrin në mënyrë nënlëkurore dhe kërkojmë që të bëhet edhe më mirë, siç e shihni nuk ka përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë.”, tha kryetarja e shoqatës me hemifili, Liljana Rajcevska.
Hemofilia është trashëguese që karakterizohet me mungesa e plotë ose me nivel të reduktuar të faktorëve që marrin pjesë në ndalimin e gjakderdhjes dhe nevoiten më shumë financa që të përmirësohet shërimi i sajë.
“Në Maqedoni janë të regjistruar rreth 300 pacient me hemofili dhe rreth 200 janë me hemofili A, ndërsa 100 janë me hemofili B, megjithatë ekzistojnë edhe persona të tjërë të rgjistruar me deficite të tjera të faktorëve të tjerë të koagulimit.”, tha udhëheqësja e qendrës për hemofili, Violeta Stojanova.
“Ata që janë në profilaksë I marrin te herë në jave, ndërsa tani me një inekci nenlëkurore një herë në jave por edhe njëherë në katër javë kanë nivel të kënaqshëm të faktorëve dhe munden të socializohen dhe të vazhdojnë normalisht jetën.”, tha Irena Panovska nga klinika e hematologjisë.
Në vend ka rreth 300 pacient me hemofili, dita e hemofilisë u shënua me lëshimin e balonave të kuq, me mbjelljen e 17 trëndafilave para qendrës së hemofilisë dhe aktivitete të tjera.
VLORA LATIFI TOPOJANI
