Kryetari i Prishtinës më i miri në botë

03.01.2015 15:19

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është zgjedhur kryetari më i mirë i Komunës në botë, për muajin janar të këtij viti...

Këtë vlerësim ia ka dhënë të parit të Prishtinës magazina online, më e njohur për qytetet e botës City Mayors me seli në Londër, e cila në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kishte zgjedhur kryetaren e kryeqytetit të Polonisë – Varshavën, Hanna Gronkiewicz-Waltz, si kryebashkiaken e muajit.

Ueb faqja shkruan se zgjedhja e Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës ishte një ndryshim i madh, pasi ka rrëzuar nga pushteti një nga liderët më të mëdhenj të Kosovës, kryeministrin aktual Isa Mustafa, partia e të cilit kishte udhëhequr me kryeqendrën e Kosovës 14 vite pas luftës.

Magazina thekson se Ahmeti vjen nga Lëvizja Vetvendosje, ndërsa mund të jetë i vetmi kryebashkiak i cili është zgjedhur në këtë pozitë direkt nga puna e tij në arsim, duke theksuar eksperiencën si profesor në Universitetin Amerikan në Kosovë.