Maqedoni

Grabiti furrën e bukës në Tetovë, arrestohet 35-vjeçari

15.04.2022 19:12

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se pas mesnate është arrestuar një 35-vjeçar...

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se pas mesnate është arrestuar një 35-vjeçar pasi i njëjti dyshohet se paraprakisht ka grabitur një furrë buke në rrugën “Vëllezërit Milladinov”.
 
“Punonjësit policorë të SPB-Tetovë mbrëmë (15 – prill) rreth 02 orë e 30 minuta e kanë privuar nga liria 35-vjeçarin G.S. nga Tetova, nën dyshimin se një orë më parë, duke e kanosur punonjësen në një furrë buke në rrugën “Vëllezrit Miladinovi” në Tetovë, ka vjedhur paratë”.
 
“Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.