Botë
Kovid 19 në Shqipëri:, 368 raste aktive me Covid, 53 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit
15.04.2022 20:04
53 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus nga 1.045 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në vend...

53 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus nga 1.045 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në vend.
27 raste me Covid 19 kanë rezultuar në Tiranë, 5 në Shkodër, Vlorë, 3 në Fier, 2 në Gjirokastër, Poliçan, 1 në Vorë, Lushnjë, Selenicë, Delvinë, Sarandë, Memaliaj, Berat, Elbasan, Gramsh.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 368 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 9 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2, ndërkohë që janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,566 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
