Botë

Ukrainë, janë gjetur 900 trupa civilësh rreth Kievit

15.04.2022 22:01

Më shumë se 900 trupa civilësh janë zbuluar në rajonin përreth kryeqytetit ukrainas...

Më shumë se 900 trupa civilësh janë zbuluar në rajonin përreth kryeqytetit ukrainas, pas tërheqjes së forcave ruse, tha policia e Kievit, sipas të cilës njerëzit “u ekzekutuan, thjeshtë”.
 
Andriy Nebitov, kreu i forcave të policisë rajonale të Kievit, tha se trupat ishin të lënë në rrugë ose të varrosur përkohësisht. Ai citoi të dhënat e policisë që tregojnë se 95 për qind e njerëzve vdiqën nga plagët me armë zjarri.
 
“Prandaj, ne e kuptojmë se nën okupimin (rus), njerëzit thjesht u ekzekutuan në rrugë”, tha Nebitov.
 
Çdo ditë po gjenden gjithnjë e më shumë trupa nën rrënoja dhe në varreza masive, shtoi ai.
 
“Numri më i madh i viktimave është gjetur në Buçë, ku ka mbi 350 trupa”, tha ai.
 
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se do të shtojë sulmet me raketa në kryeqytetin ukrainas, si përgjigje ndaj agresionit të supozuar të Ukrainës në territorin rus, gjë që është një paralajmërim ogurzi pas humbjes së madhe të anijes kryesore ruse “Moska”, në Detin e Zi.
 
Sipas Kombeve të Bashkuara, në luftën 50 ditore në Ukrainë ka pasur 4.577 viktima civile, 1964 të vdekur dhe 2613 të plagosur.