Rondo pa mëshirë për ish skuadrën e tij

03.01.2015 15:32

Raxhon Rondo është kthyer aty ku i bëri hapat e parë dhe u bë i famshëm në NBA, në Boston, tani me skuadrën e tij të re, Dallasin, duke shkëlqyer dhe duke regjistruar paraqitjen më të mirë sivjet....

Në fund, “Mavsat” fituan “Selltiksat” me 119:101, ndërsa Rondo që u prit në mënyrë të ngrohtë nga publiku, takimin e përmbylli me 29 pikë, gjashtë kërcime e pesë asiste. Ai, që në periudhën e parë dëshmoi që nuk ka mëshirë për ish kolegët e tij, duke regjistruar plotë 15 pikë.

Me Kevin Durentin dhe Rasell Uestbrukun, Okllahoma gjatë këtij sezoni ka bilanc prej 9-2, por edhe përkundër kësaj, fitorja e korrur kundër Uashingtonit me 109:102, ata i solli deri te bilanci i përgjysmuar prej 17 fitore e poaq humbje. Durent, me 34 pikë e tetë kërcime si dhe Uesbtruk me 22 poena e gjashtë asiste, edhe njëherë ishin më meritor për fitoren e “Tanderave” dhe sërish dëshmuan që ky ekip, me ata në formacion është krejtësisht tjetër.

Nga sfidat tjera veçojmë fitoren e re të Golldën Stejtit të korrur kundër Torontos, si dhe triumfin e Klivlendit ndaj Sharllotit. (Mustafa Ademi, TVM2)