Rritja dhe mungesa е produkteve bazë, Bela: Të mos bëhet panikë, vazhdimësi e krizës me “Covid19”
Rritja e çmimeve të produkteve bazë....

Rritja e çmimeve të produkteve bazë, energesanve si dhe mungesa e produkteve periudhën e fundit ka rritur shqetsimet tek qytetarët. Profesori Universitar Bujamin Bela thotë së kjo rritje e cmimeve nuk është vetem si pasojë e krizës në Ukrainë por vazhdimsi e krizës me “Covid 19”.
Bela apelon që të kihet kujdes dhe mos të përhapet panik se ka mungesë të produkteve.
“Inflacioni vjen edhe nga paniku i cili përhapet nga kërkesa e tepërt për disa produkte andaj bëj thirje se në qoftë se kompanitë, pronarët apo shteti mund të kontrollojnë që të mbahet besueshmëria në institucione, besueshmëria se do të ketë produkte bazike dhe nuk do të ketë pengesë si dhe secili të ketë një lloj vetëdije më të lartë dhe mëndësi kolektive se së bashku kemi kaluar shumë kriza dhe kjo krizë do të kalon” – u shpreh Profesori universitar, Bujamin Bela.
Ai gjithashtu shton se ndalja e prodhimit apo rritja e lëndës së parë në vendet parntere ndikon në rritjen e çmimeve.
“Maqedonia partner strategjik e ka Bashkimin Evropian, atëhere ndalja e prodhimit atje, rritja e çmimeve të lëndës së parë, qofshin ato energensa, materiale që përdoren në process të prodhimit, ngadalsimi apo zvogëlimi i proceseve prodhuese gjitha këto kanë ndikuar që ndërmarjet tentojnë që ta mbrojnë normën e fitimit të cilën ata e kanë planifikuar përmes ngritjes së çmimeve dhe kështu vjen gradualisht deri tek një fazë ku veqmë janë evidente për konsumatorin final” – deklaroi Bela.
Në raportin e fundit të bankës potencohet se kriza në Ukrainë do të godasë ekonomin vendase dhe do të ketë rritje prej vetëm 2,7%, ndërsa infalcioni do të arrijë 5.5 %.
“Presionet inflatore, veçanërisht çmimet e ushqimeve dhe energjisë, do të rrisin koston e jetesës dhe do të preken më shumë kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve”, thonë nga BB. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
