Greva në arsim, VMRO-DPMNE: Jo me kërcënime, të rriten pagat
Partitë politike maqedonase nuk i rrezistuan dotë grevës....

Partitë politike maqedonase nuk i rrezistuan dotë grevës së mësimdhënësve për të shkëmbyer akuza ndaj njëra-tjetrës për atë se kush është fajtor për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi para fund të vitit shkollor.
VMRO - DPMNE kërkon nga LSDM- së që urgjentisht të ndëpret kërcënimet ndaj grevistëve dhe të zgjidh çështjen duke i rritur pagat e mësimdhënësve konformom kërkesës së grevistëve.
“Atë që flasin sinkalistët është edhe një dëshmi dhe pasqyrim real për qeverisjen e përgjithshme të LSDM-së në këtë vend. Ata problemet i zgjidhin me kërcenime dhe presione. Qeveria në vend të kërcenimeve duhet t’u përgjigjet mëshimdhënësve se si është e mundur të mos ketë para për rritjen e pagave të tyre, ndërsa të ketë milliona euro për studime kriminale fizibilteti, 2 milion euro për mobilje, lule, lajthia dhe shërbime hotelerike dhe 2.5 milion euro për automjete zyrtare” – thonë nga VMRO-DPMNE.
LSDM:Do ketë rritje, shtyerja e vitit nuk është mirë
Nga LSDM- ja premtojnë se do të ketë rritje të pagave në arsim këtë vit. Kërkojnë vetëm nga grevistët durim, të ndërpresin grevën dhe të negociojnë deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.
“Edhe këtë vit do të ketë rritje të pagave në arsim, këtë do ta arrijmë përmes dialogut me sindikatat dhe të gjitha palët e përfshira. Prandaj, apelojmë tek SAShK-u që t’i kthehet dialogut, që mësimi të vazhdojë, do të gjendet një zgjidhje në interes të mësimdhënësve. Të mos lejojmë që mësimi të prolongohet dhe kështu të rrezikohet regjistrimi, matura shtetërore si dhe dhënia e provimit profesional për pesëqind mësimdhënës” – u shpreh Deputetja e LSDM-së, Daniella Nikollova.
Nga LSDM rikujtojnë se brenda katër viteve të fundit paga e mësimdhënësve është rritur prej 3.200 deri më 6.400 denarë dhe poashtu thonë se kanë investuar edhe në përmirësimin e kushteve për punë duke rikonstruktuar mbi 80 shkolla. (Rexhep Qamili, TVM2)
