Delegacioni bullgar në Manastir, Petkov: Punohet në zgjidhjen e kontestit
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut punojnë në gjetjen e një pozicioni të përbashkët....

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut punojnë në gjetjen e një pozicioni të përbashkët për dallimet dypalëshe, tha kryeminstri bullgar, Kiril Petkov, duke theksuar se bisedimet zhvillohen vetëm në kaudër të respektimit të Marrëveshjes për Miqësi, ndërkaq pohon se partitë politike bullgare kanë konsensus nacional për këtë çështje.
“Punojmë fuqishëm të dy qeveritë. Takohemi shpesh. Kemi obligime dhe duhet t' i plotësojmë. Jemi fuqishëm të bindur në të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut. Është me rëndësi për stabilitetin e rajonit” – tha Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.
Hapja e qendrës kulturore në Manastir, Petkov:Bullgarët në RMV, urë lidhëse mes dy vendeve
Kryeministri bullgar Petkov i cili me delegacionin e tij përuroi hapjen e qendrës kulturore “Ivan Mihajllov" në Manastir, theksoi se komuniteti bullgar në Maqedoni është urë e vërtetë mes dy shteteve.
Zyrtarët e Sofjes këkruan garancë kushtetuese për bullgarët e Maqedonisë së Veriut.
“Sot është dita e kushtetutës bullgare, ligj bazë që i mbron të drejtat, liritë dhe obligimet e qytetarëve. Besoj se kushtetuta, të drejtat kushtetuese të komunitetit bullgar janë shumë të rëndësishme dhe janë nja hap i madh për barabarësi me popujt shtetformues në Maqedoni” – u shpreh Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.
Jotova: Këtu kalon historia dhe e ardhmja jonë
“Jo rastësisht në Manastir, në një nga qytetet e mbushura me histori. Kur vija këndej, e mendoja. Kjo është historia jonë e përbashkët. Histori e një populli të vuajtur, atij bullgar, këtu dhe jasht kufijve. Këtu ka kaluar sovraniteti dhe e ardhmja jonë” – deklaroi Nënkryetarja e Bullgarisë, Ilijana Jotova.
Osmani: Jemi shtet demokratik për të gjithë
Minsitri i jashtëm, Bujar Osmani me qëndrimin se niveli demokratik i shtetit u lejon komuniteteve brenda vendit t'i mbrojnë vlerat identitare. Potencoi se shteti jonë nuk është pjesë e hapjes së kësaj qendre kulturore bullgare.
“Unë shoh pakënaqësi tek qytetarët për shkak të faktit se po hapet shoqatë që mban emrin e figurës historike që ndërlidhet me fashizmin, dhe kështu me rradhë. Ne si shtet nuk jemi të përfshirë në atë projekt. Ky shtet është demokratik dhe qytetarët e të gjitha bashkësive mund të organizohen ne forma të ndryshme, t'i përfaqësojnë vlerat identitare” – theksoi Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Delegacioni bullgar dhe ai i vendit vizituan linjën e transmetimit që fillon nga "Manastiri 2", dhe është pjesë e projektit për lidhjen energjetike të Korridorit 8, për realizimin e interkonjeksionit me Shqipërinë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
