Mickoski: Të respektohen maqedonasit në Bullgari

16.04.2022 17:01

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski....

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski  ka reaguar pas vizitës së kryeministri bullgar Kiril Petkov në Manastir.

Ai thotë se nëse pala bullgare në krye me Petkovin dëshirojnë me të vërtetë fqinjësi të mirë, atëherë  të hap qendër kulturore maqedonase në Bllagoevgrad dhe Sandaski.

“Këto pak bullgarë të Maqedonisë të cilët gjatë regjistrimit, i cili ishte ashtu siç ishte, jo i plotë dhe manipulues, u shprehën se rreth 800 prej tyre e flasin gjuhën bullgare si gjuhë amtare, duhet ta këshillojnë Petkovin që të njëjtën ta bëjë në Bullgari për maqedonasit që jetojnë atje dhe në këtë mënyrë me të vërtetë do ta dëshmojë edhe në vepër atë vëllazërimin për të cilën ai flet vazhdimisht dhe e ka gojën plotë për vëllazëri dhe miqësi. Miqësia nuk flitet, por dëshmohet me vepra” – tha Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Kovaçevski dhe Osmani drejtpërdrejtë i rrezikojnë pozicionet negociuese maqedonase, nuk kemi informacione për përmbajtjen e non pejperit të ri me Bulgarinë, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickovski. Propozohet diçka thotë ai që pala bullgare e ka rrefuzuar para 3 muajve.

“E Majta” akuzon pushtetin se promovon ideale fashiste

Ndërkohë partia e “E Majta” ka akuzuar pushtetin se hapur promovon glorifikim dhe rehabilitimin e bashkëpunëtorëve fashist, për këtë arsyje e majta organizoi protesta në Manastir.

Ata paralajmërojnë dorëzimin e propozim deklaratës në Kuvend për të dënuar promovimin e fashizmit.

“Kjo është protestë kundër idealeve fashtiste të cilët promovohen në një qyteti anti fashist siç është Manastiri, qytet ky i cili ka dhënë shumë viktima në atë luftë kundër fashizmit. Për këtë arsyje “E Majta” do të dërgojë deklaratë kundër glorifikimit të fashizmit” – tha një protestues nga “E Majta”.

“Kërkojmë liri për maqedonasitë në Maqedoninë e Prinit sepse këtu vijnë bullgarët dhe tashmë do të hapin qendër e tyre kulturore kurse i kanë të drejtat më të mëdha në vend, edhe atë më shumë se ne” – u shpreh një protestues nga Komuniteti maqedonas të dëbuar nga Greqia.

Nga “E majta” thonë se theksi i deklaratës do të jetë tek lufta kundër revizionizmit historik dhe rehabilitimit të bashkëpunëtorëve të tyre. (Rexhep Qamili, TVM2)