Xhokoviç dorëzohet shkaku i etheve, titulli për Marejin
Novak Xhokoviç e ka dorëzuar para kohe meçin final të turneut ekzibicional në Abu Dabi, në të cilin duhej të takohet me rivalin e tij të madh, Endi Marej...

Tenisti sërb, I cili ishte fitues i edicionit të kaluar të këtij turneu, pas triumfit të djeshëm kundër Sten Vavrinkas dhe veqanërisht gjatë ditës së sotme, është sëmurë dhe dy orë para finales, për shkak të etheve, është detyruar të dorëzoj meçin.
“Për fat të keq, nuk jam në gjendje të luaj në finalen e Abu Dabit. Gjithë ditën jam i sëmurë dhe nuk jam I gatshëm të paraqitem. Edhe pas fitores në gjysëmfinale ndaj Vavrinkas, vërejta që publiku këtu e adhuron tenisin, një gjë që çdoherë më inspiron të jap maksimumin në fushë, por kësaj rradhe nuk do të mund dhe për këtë, jam shumë I dëshpruar”, ka deklaruar Xhokoviç.
Në fund, ai i ka ururuar titullin Endi Marejit, duke deklaruar që I vjen keq që nuk do të mund të luaj kundër tij, por edhe duke shpresuar që të takohen së shpejti.
Ndërkohë, në meçin për vendin e tretë në këtë turnir ekzibicional, Nadal mposhti me 2-0 në sete Vavrinkan. (Mustafa Ademi, TVM2)
