Rusia sulmon Kievin dhe Lvivin
Dita e 52 e pushtimit rus në Ukrainë....

Dita e 52 e pushtimit rus në Ukrainë. Luftimet më të ashpra po zhvillohen në Mariupol, Kiev dhe Lviv. Të dhënat zyrtare nga Ukraina flasin për 3000 ushtarë ukrainas të vdekur deri më tani, ndërkaq afër 10,000 të tjerë të plagosur, duke mos njoftuar për numrin e civilëve që kanë humbur jetën.
“Hapat kryesor të armikut janë koncentruar në grupi min dhe forcimin e grupeve ruse, vazhdimin e bllokimit të qytetit Karkov dhe në granatimin me artileri” – tha Oleksandar Shputun, Gjeneral i Forcave Ukrainase.
Zelenski: Nuk e dimë sa do të zgjat konflikti
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski thotë se nuk e di sa do të zgjat konflikti me Rusinë, por për ta është me rëndësi sukses i ushtrisë ukrainase dhe shtimi i sanksionieve ndërkombëtare ndaj Rusisë..
“Sa më shpejt që ta marrim armatimin të cilin e kemi kërkuar, aq më i fortë do të jetë pozicioni ynë dhe aq më shpejt do të vijë paqa. Sanksionet kundër Rusisë janë shumë serioze, janë të dhimbshme në aspektin ekonomik por, nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar makinerinë ushtarake të Rusisë. Ne duhet të promovojmë sanksione më të forta, më shkatërruese. Kjo do të përcaktojë se sa do të zgjasë kjo luftë” – u shpreh Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Dëmtimi i infrastrukturës ka vështirësuar rrugën për shpërndarjen e ndihmave humanitare për cilvilët në zonat ku janë tërhequr trupat ruse, thonë autoritetet britaneze.
Qyetarët e zonave të rrezikura në panik, ndërkaq raporti i OKB-së ka shënuar 5 milionë persona që janë larguar nga Ukraina.
“Ekspodim i rëndë është dëgjuar edhe në qytetin lindor Kramatorsk”.
“Linja e frontit po zhvendoset, po lëviz ndërsa unë me të vërtetë nuk dua të gjendem në linjën e frontit”.
“Ndjejë pak panikë. Brengosem për të afërmit dhe familjarët, për qytetin tim. Me të vërtetë nuk dua të jem i zhdukur” – thanë disa nga qytetarët ukrainas të zonave të rrezikuara nga lufta.
Ndërkohë Rusia ka paralajmëruar zyrtarisht SHBA-të dhe partnerët e tyre se mund të kenë pasoja të paparashikueshme nëse vazhdojnë ta furnizojnë Ukrainën me armatim dhe mjete ushtarake. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
