BDI, pagat do rriten, mësimi të vazhdojë nga e hëna
Lidhur me rritjen e pagave....

Lidhur me rritjen e pagave në arsim në një komunikatë ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim.
Ata shprehen se si pjesë e qeverisë kanë mbështetur promovimin e pozitës së mësimdhënësve duke arritur një rritje të vazhdueshme të pagave në arsim, të cilat sipas përllogaritjeve statistikore nga viti 2017 deri më sot janë rritur me rreth 21%,
“Gjatë këtyre viteve, Bashkimi Demokratik për Integrim, si pjesë e qeverisë, ka mbështetur promovimin e pozitës së mësimdhënësve duke arritur një rritje të vazhdueshme të pagave në arsim, të cilat sipas përllogaritjeve statistikore nga viti 2017 deri më sot janë rritur me rreth 21%. Jemi të vendosur të ndjekim të njëjtën politikë progresive në vazhdimësi, prandaj, në vijim të rrethanave të fundit me grevën e mësimdhënësve, shprehim qartë qëndrimin se do të ketë rritje të pagave në arsim dhe përmes dialogut do të gjejmë zgjidhjen e duhur”, thonë nga BDI.
Ata apelojn deri te SASHK-u që t’i japin fund grevës për të vazhduar mësimin në vend duke filluar nga e hëna dhe më pas vazhdimi intensiv të dialogut, pasi sipas tyre mbarëvajtja e mësimit ka rëndësi të madhe për të ardhmen e fëmijëve.
