Kovaçevski për gazetën greke "To Vima", menjëher negociatat, anulimi rrit euroskepticizmin
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për gazetën greke "To Vima"....

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për gazetën greke "To Vima", tha se anulimi i integrimit evropian ndikon tek euroskepticizmit dhe mosbesimi në përgjithësi.
Sipas tij, zgjerimi i BE-së rrit siguron dhe stabilizon demokracinë, ndërsa për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është e rëndësishme të fillojnë bisedimet për antarësim në BE pa vonesë, veçanërisht në kontekstin e luftës në Ukrainë. Kryeministri Kovaçevski tha se “NATO dhe BE duhet të ruajnë besueshmërinë e tyre për të forcuar rajonin”, dhe politika e dyerve të hapura është një sukses historik që garanton paqen dhe sigurinë në të gjithë kontinentin evropian.
“Kjo politikë duhet të vazhdojë të sigurojë integrimin, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit në Ballkanin Perëndimor. Anulimi I vazhdueshëm i integrimeve evropiane ndikon në euroskepticizmin dhe mosbesimin në përgjithësi. Ne duhet të kapërcejmë mosmarrëveshjet rajonale. Kjo është çështje sigurie sot, dhe jo çështje ekonomike. Zgjerimi i BE-së do të rrisë sigurinë. Do të stabilizojë demokracinë. “Është shumë e rëndësishme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat e anëtarësimit me BE-në pa vonesë”, tha kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski shtoi se për Maqedoninë e Veriut nuk ka alternativë tjetër përvç anëtarësimit në BE.
“Për ne është një pranim i vlerave dhe angazhimeve më të larta demokratike perëndimore për të përmbushur standardet evropiane në shoqëri dhe institucione. Pengesa për fillimin e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ndihet në të gjithë rajonin si një goditje për Bashkimin Evropian. Mungesa e miratimit të kornizës së negociatave është duke humbur kohë të vlefshme. Është e rëndësishme, veçanërisht në kontekstin e luftës në Ukrainë, që procesi të fillojë pa një ditë vonesë. Është e nevojshme që Maqedonia e Veriut të ketë një perspektivë të kristaltë evropiane, të ketë një proces integrues të parashikueshëm, të besueshëm, të fortë dhe të përshpejtuar”, tha kryeministri Kovaçevski. (Rexhep Qamili, TVM2)
