Lufta ndaj korrupsionit, Xhelili: Lëvizje ka, duhet akoma më shumë

17.04.2022 13:30

Korrupsioni si dukuri edhe më tej mbetet pikë e dobët në shoqërinë tonë....

Korrupsioni si dukuri edhe më tej mbetet pikë e dobët në shoqërinë  tonë. Eskperti Juridik, Fadil Xhelili thekson se duhet një vullnet serioz politik që lufta kundër korrupsionit vërtet të zhvillohet në mënyrë permanente dhe të mos bëjë dallim,vallë është funksionarë i një garniture të kaluar qeveritare apo aktuale.

Kohët e fundit vërehet se ka një lëvizje pozitive në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vlerëson Xhelili.

“Mendoj se ka një lëvizje, nuk mund të thuhet se vetëm janë provizorisht angazhimet e Qeveirsë në luftën kundë korrupsionit. Vetë aferat me dy ish sekretarët e Qeverisë dhe funksionarëve të tjerë të pushtetit aktual, dëshmon se ka një vullnet dhe agazhim pak më serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por a mjafton?Sigurisht se jo, përshkak se afera korruptive por edhe sita tjera korruptive ka çdo organ shtetëror dhe funksionarë të shumë por që për fat të keq ato nuk zbulohen dhe mbeten sit ë tillë” – tha Eksperti juridik, Fadil Xhelili.

Në luftën kundër korrupsionit dhe zbulimin e aferave korruptive duhet të angazhohen dhe të kontrbojnë të gjitha segmenetet e jetës shoqërore dhe politike ,përshi dhe organizatat joqeveritare dhe gazetarët vlerson Xhelili.

“Në rast se gazetaria hulumtuese,në rast se shoqëria civile ,nëse organizatat joqeveritare marrin hapin,guximin të paraqesin raste korruptive ,mendoj se atëherë duhet shkuar deri në fund” – u shpreh Xhelili.

Ndërkohë  nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit në vazhdimsi theksojnë në mungesën e vullnetit të institucioneve shtetërore në Zbatimin e Strategjisë nacionale për luftë kundër korrupsionit.

Sipas antikorrupsionit frenuesi më i madh për zbardhjen e korrupsionit në nivele të larta mbetet Prokuroria, e cila nuk proceson lëndët e Komisonit për parandalimin e korrupsionit. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)