“Non Gratat” ndaj ish politikanëve, Ramadani: Pa të drejtë legjitimimi, dëmtojnë demokracinë
Kualifikimi respektivisht shpallja e personave nongrata nga Administrata Amerikane....

Kualifikimi respektivisht shpallja e personave nongrata nga Administrata Amerikane është një sinjalë i qartë për banorët e veneve të rajonit e posaqërishtë të RMV se këto perosna duhet të distancohen, dhe nuk duhet të legjitimohen, pohon analisti politik Ismet Ramadani.
Ky i fundit për TVM2 kanë pohuar se këto persona kanë vendosur mbi qytetarët rolin e tyre të liderëve autoritar, duke krijuar edhe klientel të tyre të votimit.
“Kjo paraqitje fundit e Administratës Amerikane me emër dhe mbiemër në një mënyrë ju bënë me dije edhe qytetarëve që mos tju japim legjitimitet apo votën e tyre atyre të cilët mund të jenë të dëmshëm për demokracinë. Edhe pse kjo mënyrë e veprimit apo e sygjerimit e SHBA-ve, vende vende vështir po depërton përshkak se këto lider autokrat kanë krijuar klientelë ose votues të cilët me automatizëm përcaktohen dhe nuk janë të vetëdishëm se në të ardhmen mund tju krijojnë probleme konfliktuoze. Qytetarët definitivishtë duhet ta kenë parasyshë se aty ku vendoset administrata amerikane, ato personalitete duhet ti distancojmë” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.
Ramadani poashtu pohoi se këto individ të cilët vendosen në listën e zezë amerikane, mund ti bëjnë shumë dëm procesit të zhvillimit demokratik të vendit, por edhe e rritë mundësin e paraqitjes së frymave të reja anti BE dhe anti NATO.
“Po paraqiten lider autokrat të cilët në një mënyrë si të inkriminuar në korupsion dhe kriminalitet po i bëjnë dëm zhvillimit institucional demokratik por edhe në përgjithësi shteteve, e sidomos shteteve të Ballkanit, prandaj kjo duhet të meret seriozishtë dhe nuk duhet që në asnjë menyrë të bien në grackë dhe ti arsyetojmë këto personalitete sepse më tutje ato mund të jenë edhe më të dëmshëm. Të gjithë liderët autolitar në një mënyrë po e rezikojnë edhe shtetin ku ata jetojnë dhe veprojnë por po e rezikojnë edhe rajonin” – u shpreh Ramadani.
Ramadani megjithatë pohoi se gëzon fakti se në RMV dhe në vendet e Ballkanit megjithatë ka një frymë pro NATO dhe BE e cila me vite të tëra nuk po zbehet. (Fitim Kryeziu, TVM2)
