Greva në arsim, VMRO-DPMNE dhe LSDM me akuza të ndërsjella
VMRO-DPMNE ka vazhduar akuzat ndaj LSDM-së....

VMRO-DPMNE ka vazhduar akuzat ndaj LSDM-së për grevën në arsim, duke u apeluar përfaqësuesëve të egzekutivit që në vend të kërcenimeve ndaj grevistëve, të plotësojnë kërkesën e grevistëve për rritjn e pagave të tyre konformom kërkesës së tyre 18.4 %.
“Atë që kërkojnë mësimdhënësitë nuk është aspak luks që ata e kërkojnë, por ata kërkojnë mjete për një jetë më dinjitoz çdo gjë që do të ofrojë kjo qeveri, siç ishte me ofertën e fundit gojore prej 10 % është tallje dhe nënçmim të mëtejshëm të mësimdhënësve” - tha Vesna Janevska nga VMRO-DPMNE.
Nga LSDM-ja ripërsëritin qendrimin e tyre se rritja e pagave në arsim këtë vit do të ndodh vetëm përmes dijalogut.
Me rëndësi është në këtë periudh të vitit shkollor thonë ata të vazhdojnë negociatat konstruktive, të ndërpritet greva në arsim dhe të vazhdojë mësimi.
“Edhe këtë vit do të rritje të pagave në arsim. LSDM përmes Qeverisë së saj në kontinuitet tregon kujdesje për arsimin. Në periudhën e kaluar dëshmuam se prërmes dialogut arritëm t'i rrisim pagat prej 3.200 në 6.400 denarë. Edhe këtë vit rritja e re e planifikuar do të realizohet përmes dialogut. Për këtë arsyje u bëjmë deri tek SAShK-u që të kthehet dijalogu mes kësaj sindikate dhe qeverisë dhe mësimdhënësitë të kthehen në vendet e tyre të punës dhe të vazhdojnë mësimin edukativo-arsimor.” – deklaroi Deputeti i LSDM-së, Nenad Kociq.
Nga LSDM ripërësëriten edhe njëherë rritja e pagave të mësimdhënësve prej 3.200 deri më 6.400 denarë dhe poashtu investimet në përmirësimin e kushteve për punë duke rikonstruktuar mbi 80 shkolla. (Rexhep Qamili, TVM2)
