Ukraina, Mariupoli në rrethim, Zelenski: Nuk dorëzohemi, o luftë o diplomaci
Situata në Mariupol vazhdon të jetë e rëndë...

Situata në Mariupol vazhdon të jetë e rëndë, ndërkaq ushtarët ukrainas kanë mbetur të bllokuar por akoma mund të mbrohen, thotë presidenti i Ukrainës, Zelenski.
Gjendja në Mariupol është “çnjerëzore” thotë ai, duke potencuar se me Rusinë janë vetëm dy rrugë: kanali ushtarak dhe ai i bisedimeve.
“Situata në Mariupol mbetet shumë e rëndë dhe e pa ndihmuar. Këtë po e bën federate ruse. Ajo po mundohet t'i zhduk të gjithëata që janë në Mariupol. Ekzistojnë vetëm dy mënyaë për t'u përballur me situatën. Ose me luftë ose me diplomaci” – tha Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Konashenkov: Qëndrojmë pas ultimatumit
Ushtarët ukrainas të rrethuar në qytetin e shkatërruar juglindor kanë refuzuar kërkesën e Rusisë për t’u dorëzuar “për të shpëtuar jetën e tyre” dhe kanë vazhduar luftimet, thonë nga Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Sipas informatave që i kemi marrë nga ushtarët ukrainas të dorëzuar , rreth 400 mercenar të huaj janë të rrethuar në territorin e fabrikës Azalstaj. Tani do të ballafaqohen me dënime me burg. Më herët lajmëruam se bisedimet me militantët në Mariupo. po zhvillohen në gjashtë gjuhë të huaj.Nëse edhe më tutje rezistojnë, të gjithë do të jenë të zhdukur” – u shpreh Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi, Igor Konashenkov.
Raportohet se mëngjesin e 17 prillit janë dëgjuar shpërthime në kryeqytetit ukrainas, Kiev. Rreth 30 presona të plagosur nga sulmet ruse, janë dërguar në spitalin e Karkovit.
“Nuk patëm kohë të reagojmë. U paraqit tym menjherë dhe të gjithë u fshehëm diku nëpër orendi” – tha një qytetare.
Ndërkohë Bashkimi Evropian po shqyrtonë pakon e gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë që kryesisht përfshin sektorin bankar, gjersa Shtëpia e Bardhë ka njoftuar dërgimin e mjeteve ushtarake në Ukrianë, që përfshin për herë të parë, armë të rënda, helikopterë, topa dhe dron. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
