Greva në arsim vazhdon, SASHK-u nuk pranon rritje prej 10 % me rebalans

17.04.2022 17:07

SASHK-u kategorikisht refuzon ofertën e ekzekutivit....

SASHK-u kategorikisht refuzon ofertën e ekzekutivit për rritjen e pagave prej 10 % të mësimdhënësve me rebalans të buxhetit dhe vazhdon grevën në arsim edhe gjatë javës që vjen.

Ky është vendimi përfundimtar i 95 % të organizatave sindikataliste të SASHK-ut të cilin nënkryetari i kësaj sindikate Nedellkov e shpalosi para mediave. 

“Anëtarësia e SASHK-ut vlerëson se kjo qasje nuk çon në drejtim të zgjidhjes së shpejtë të këtij problemi dhe ndërprerjes së grevës në arsim. Rritja e pagave në arsim dhe institucioneve për përkujdesjen e fëmijëve prej 10 % nuk korespodon me rritjen e pagas minimale. Përveç kësaj oferte prej 10 %,  nga ekzekutivi asgjë nuk na është ofruar në lidhje me rregullimin e  marrëveshjeve kolektive, gjë e cila është shumë e rëndësishme për anëtarësinë tonë për rritjen e pagave të mësimdhënësve të parashikuar gjatë 2 viteve të ardhshme” – tha Kryetari i SASHK-ut, Joakin Nedellkov.      

Nedelkov shprehet i gatshëm që të vazhdojë negociatat intenzitive për të arritur marrëveshje. Njëherit nga SASHK-u hedhin poshtë shpekulimet se pas grevës qëndron ndonjë parti politike.

Shaqiri:Të ndalet greva, nxënësit të kthehen në shkolla

Në ndërkohë pak para shpalljes së vendimit të grevistëve, ministri i arsimit Jeton Shaqiri u bëri thirrje mësimdhënësve që të kthehen në shkolla.

“Interesi më i mirë i fëmijëve duhet të jetë në rend të parë, sepse e drejta për arsimim e çdo fëmije është e drejtë e garantuar me Kushtetutë. U bëj thirrje arsimtarëve të shkollave fillore dhe të mesme që të vazhdojnë mësimin, nxënësit të kthehen në shkolla, ku e kanë vendin. Qeveria dhe përfaqësuesit e SASHK-ut janë marrë vesh që në fundjavë të përcaktojnë përqindjen e rritjes së pagave që do të planifikohet dhe potencialisht do të realizohet me rishikimin e buxhetit”, tha Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Greva në arsim filloi të hënën. SASHK mbetet e vendosur se në grevë do të jenë deri sa nuk rrisin pagat e tyre për 18.4 %. Sa më parë që të dakordohen përfaqësuesitë e ekzekutivit dhe ato të SASHK-ut, aq më shpejtë do të përfundojë kjo situatë në arsim, rikujtojnë nga SASHK-u.

Ata edhe njëherë u kërkojnë falje të gjithë prindërve dhe kërkojnë  nga ata durim deri sa nuk zgjidhin statusin e tyre jetësor. (Rexhep Qamili, TVM2)