Integrimi i RMV-së, Jotova: S'ka lidhje me Ukrainën, plotësoni kushtet
Nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian....

Nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duhet të respektojë të gjitha kushtet që dalin nga Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë, si dhe kriteret tjera nga legjislacion evropian, tha nënkryetarja e Bullgarisë, Ilijana Jotova. Këkron nga qytetarët e Maqedonsë të kuptojnë se konfikti në Ukrainë nuk duhet si konceptohet si shtytje ndaj përshpejtimit të procesit integrues të RMV-së.
“Nuk ka asnjë lidhje mes njërës dhe tjetrës. Janë raste të ndryshme. Qëndrimi i Bullgarisë ndaj luftës në Ukrainë është kategorikisht e qartë. Bullgaria është anëtare e BE-së prej shumë kohësh. Vendimet tona sillen rreth kornizës së bashkësisë evropiane në Këshillin Evropian. Aty i shprehim pozicionet tona dhe aty merremi vesh me partnerët tanë. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, nuk e kam të qartë përse bëhet korelacion i atillë? E para nuk ka kurrfarë lidhjesh me të dytën. Këtu bëhet fjalë për kritere që duhet t'i plotësojë Maqedonia e Veriut” – tha Nënkryetarja e Bullgarisë, Ilijana Jotova.
Të drejtat e maqedonasve në Bullgari, Jotova: Ne respektojmë të drejta individuale
Në pyetjen e gazetarëve se përse Sofja kërkron respektimin e komunitetit bullgar në shtetin tonë dhe nuk e bën të njëjtën me maqedonasit që jetojnë në territorin e fqiut lindor, Jotova me përgjigje:
“Duhet ta lexoni kushtetutën. Do ta kuptoni gjuhën, jam e sigurt. Në kushtetuën bullgare nuk ka pakica, ka të drejta individuale, jo kolektive” – u shpreh Ilijana Jotova.
Bullgaria nuk do ta tërheq veton derisa Shkupi nuk i plotëoson në tërësi kushtet që kërkon Sofja, të cilat burojnë nga Marrëveshja e 2017-tës mes dy vendeve, ishte decide, nënkrytarja bullgare, Ilijana Jotova. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
