Qendër Zhupa voton për Kryetarin e Komunës

17.04.2022 18:35

Sot në komunën Qendër Zhupë mbahen zgjedhjet e përsëritura lokale....

Sot në komunën Qendër Zhupë mbahen zgjedhjet e përsëritura  lokale për kryetar  të pushtetit vendor. Me vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonis së Veriut për shkak se në zgjedhjet e 17 tetorit në vitin e kaluar nuk pati cenzus në këtë komunë, u vendos që të përsëriten zgjedhjet për kryetar komune.

Zgjedhjet më 17 tetor të vitit 2021 ishin të pasukseshme, meqë nga gjithsej 7.317 votues, në vendvotime dolën vetëm 25% e votuesve.

Në Garë për kryetar komune të Qendrës Zhupë janë janë dy kandidatë dhe atë: Arjan Ibrahim nga Partia Demokratike Turke dhe Shain Shaqir nga partia për Lëvizje dhe Unitet kombëtar të Turqve.

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor Nexhip Iljaz nënvizoi se procesi zgjedhor është duke u zhvilluar normalisht dhe pa probleme.

“Sot siç shifet  deri me tani zgjedhjet zhvillohen normalisht, në mëngjes herët të gjitha vendvotimet u hapën ne kohë nuk kemi asnji problem, nga Komisioni shtetërore zgjedhor kemi përkrahje për aparatet e identifikimit që të mos kemi asnjë problem, këtë e kaluam me një procedurë normale, parë sipas thirjes për votim  në ora 9, 11, dhe tani në pra në ora 13 shohim se ka një ritje prej 5-6 përqind nga zgjedhjet e kaluara dhe pritet të realizohet qëllimi, megjithatë do të shohim deri në fundin e procesit zgjedhor, xhdo gjë shkon normale nuk kemi asnjë problem as nga zgjedhësi as nga komisionet, të gjithë institucionet janë lidhur. Dhe shpresoj se do të përfundojë gjithcka në rregull” – tha Kryetari i Komisionit Komunal zgjedhor për Qendër Zhupë, Nexhip Iljaz.

“Po unë e realziova të drejtën time votova në vendvotim, të drejtën e procesit zgjedhor e realizova pa asnjë problem, komisionoi zgjedhor me korektesi zhvillon zgjedhjet, shpresojme qe me sukses ta kalojme cenzusin me cka duhet te kalojne zgjedhjet, megjithate u jemi mirenjohes diasporas që pa dileme e hamendje  erdhen ne vendlindjen e tyre me qellim që zgjedhjet të jenë të suksesshme dhe shpresoj që kandidati për të cilin unë votova dhe besoj që ai edhe do të fitojë zgjedhjet, shpresoj që do të bën gjithcka që komuna Qendër Zhupë të arin zhvillim në drejtimin e duhur, që do të thotë bën gjithçka qe të bëhet më mirë për banorët ë Qendrës Zhupë” – tha një qytetar i kësaj Komune.

Numri i madh i mërgimtarëve të ardhur nga Italia dhe vendet e tjera të Europës kanë bë që të ritet numri i votuesve.

deri në ora 13 thirjes për votim i janë përgjigjur 18 përqind e trupit votues, për dallim nga zgjedhjet e kaluara ka 5 përqind më tepër votues me çka pritet që këtë rradhë të kapet cenzusi i zgjedhjeve të parapara me ligj dhe të zgjidhet kryetari i ri i Qendrës Zhupë. (Atli Dema, TVM2)