Maqedoni

Shkup sanksionohen 202 shoferë, 43 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

18.04.2022 09:20

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 202 sanksione.
 
Dyzet sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet e tri sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, njëzet e katër sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
 
Poashtu janë shqiptuar edhe katërmbëdhjetë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, gjashtëmbëdhjetë sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, shtatë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), pesë sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike, nëntë sanksione për shoferët fillestarë.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.