Kontrollë në 13 lokale, 2 të mbyllura
Ministria e punëve të brendshme , në bashkpunim me drejtorinë e të hyrave publike dhe inspektoriatin shtetëror të tregut, mbrëmë kanë kryer kontrollime në më shumë lokale në Shkup, ku në shumicën e objekteve të kontrolluara janë evidentuar parregullsi, me çka disa nga lokalet janë mbyllur dhe janë shqiptuar dënime në të holla....

“Kontrolla është bërë në 13 objekte , për fat të keq vetëm në 3 lokale nuk janë evidentuar parregullsi. Në 2 prej objekteve është imponuar ndalesë të punës. Ndërsa në 4 lokale tjera drejtoria e të ardhurave publike ka konstatuar parregullsi për mospasjen e kasave fiskale , në 3 lokale janë konstatuar shkelje të ligjit nga ana e inspektoriatit shtetëror të tregut , pra është konstatuar jorespektim i ligjit për ndalesë të pirjes së duhanit në vendet e mbyllura” – tha zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.
Ndërkohë sektori për luftë kundër krimit të organizuar , ka krzer kolntroll edhe në restorantin “Korabi” , që ndodhet në fshatin Sellarcë e Epërme të Tetovës , ku janë gjetur 16 vajza , që punojnë si vallltare , kengtare , apo kamariere, nga të cilat 13 prej tyre ishin shtetase të huaja.
Ministria e punëve të brendhsme sot informoj se nga kontrollimi I dokumentacionit është vërtetuar se 6 vajza kanë pasur qëndrim jolegal ne Republikën e Maqedonisë
“Në objekt janë gjetur 16 vajza nga të cilat 3 ishin shtetase të maqedonisë , ndërsa të tjerat ishin shtetase të huaja, problematike është fakti që 6 vajza nga të cilat 5 nga Shqipëria dhe 1 nga Kosova , fare nuk e kanë të rregulluar qëndrimin ne Republikën e Maqedonisë” – tha zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.
Sektori për luftë për krim rë organizuar ka paraqitur akuzë kundër pronarit të lokalit për kontrabandë të emigrantëve , ndërsa shtetaset e huaja janë vendosur në qendrën për të huaj dhe nga ana e sektorit për punë kufitare dhe emigracione iu është shqiptuar ndalesë për hyrje në Republikën e Maqedonisë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
