Maqedoni

Nuk sigurohet censusi i nevojshëm, Qendër Zhupa sërish pa kryetar komune

18.04.2022 10:31

Banorët e Qendër Zhupës nuk zgjodhën kryetar komune, edhe pas një votimi të sërishëm....

Banorët e Qendër Zhupës nuk zgjodhën kryetar komune, pasi edhe në votimin e mbajtur dje, nuk u sigurua censusi i nevojshëm prej 1/3 nga trupi i përgjithshëm zgjedhor prej 7.077 votuesve. Që të votojnë, dje erdhën edhe rreth 700 mërgimtarë të kësaj zone që jetojnë dhe punojnë në Itali. 

Në garën për funksionin e kryetarit të komunës si edhe më 17 tetor të vitit të kaluar kanë qenë Arian Ibraim i propozuar nga Partia Demokratike Turke i cili besimin e qytetarëve e ka kërkuar për herë të tretë dhe Shain Shaqir nga partia Lëvizja për Bashkim Kombëtar e Turqve. 
 
Në zgjedhjet lokale më 17 tetor vitin e kaluar të drejtë vote kanë pasur 7 317, ndërsa e kanë realizuar 25,77 për qind.