Botë
Pandemia, rikthehen maskat në Filadelfia
18.04.2022 12:39
Autoritetet në Filadelfia në Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të rikthejnë mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura....

Autoritetet në Filadelfia në Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të rikthejnë mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura, pas një shtimi të theksuar të rasteve me koronavirus në javën e fundit.
Ky është qyteti i parë që rivendos një masë të tillë që do të zbatohet në të gjitha vendet publike, përfshirë këtu shkollat, kompanitë, restorantet apo godinat qeveritare.
Sipas të dhënave, rastet me koronavirus në Filadelfia janë dyfishuar, krahasuar me javën e fundit, dhe kjo gjë ka çuar autoritetet të vendosin aplikimin e masave shtrënguese.
