Botë
Kurti: Jo tolerancë ndaj strukturave ilegale të Serbisë
18.04.2022 13:05
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i quajti sulme terroriste, me synim që të vrasin policët e Kosovës...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i quajti sulme terroriste, me synim që të vrasin policët e Kosovës, sulmet e ditëve të fundit ndaj policisë së Kosovës në veri. Organet e rendit po bëjnë vlerësimin për situatën e sigurisë tha Kurti i cili njëheri theksoi se qeveria e Kosovës nuk do të bëjë kurrfar tolerance ndaj strukturave ilegale të Serbisë dhe grupeve kriminale.
“Organet e rendit do të bëjnë edhe hetimet e nevojshme edhe vlerësimet e domosdoshme për hapat tonë përpara, mirpo me strukturat ilegale të Serbisë e krimin e organizuar kurrnuk do të ektë asnjë gram tolerance nga qeveria e Republikës së Kosovës nga shteti I Kosovës, nga MPB dhe policia e Kosovës.”, tha kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti: Njoftimet për furnizim me raketa, mos i merrni serioze lajmet nga Serbia
Kurti njëherit theksoi se parimi i reciprocitetit për targat e automjeteve është i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm. Sa u përekt njoftimeve të mediave serbe, se Britania e Madhe ka dërguar armë raketore në Kosovë, Kurti tha se deklaratat nga Beogradi nuk duhet të merren si fakte.
“Ne e kemi shtuar shum buxhetin për mbrojtjen e Kosovës, është rritur për 52% buxheti për vitin 2022 në krahasim me vitin 2021, mirpo për të gjitha hapat e mëtutjeshme që ne i marrim, duhet t’i merrni informacionet vetëm nga ministria e mbrojtjes, nga FSK, pra nga minsitri Mehaj nga komandanti Jashari nga qeveria e Republikës së Kosovës e kursei nga Beogradi. Nuk ka nevojë që ata të ju gënjejnë edhe më shum që ta kuptoni se nuk duhet tu besoni më asnjëherë.”, tha Kurti.
Gjatë vikendit të kalaur mediat serbe, raportuan se një avion i forcave ajrore të Britanisë së Madhe, që ka zbarkuar të premten në Aeroportin e Prishtinës, ka sjell disa lloje armësh në Kosovë, të cilat kanë publikuar edhe reagimin e presidentit serb Aleaksandar Vuçiq. Por KFOR-i i ka hedhur poshtë këto pretendime duke bërë të ditur se aeroplani do të kryejë një operacion ndihmës për forcat tokësore ushtarake britanike të dislokuara në kuadër të KFOR-it.
GYLTENE SINANI
