Honoraristët do të paguajnë kontribute

03.01.2015 17:11

Ligji për pagesën e kontributeve nga ana e honoraristëve ka shkaktuar reagime dhe protesta nga ana e vet honoraristëve por edhe nga biznesmenet dhe ekspertët juridik....

Nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore, kundërshtojnë ligjin për pagesën e kontributeve nga honoraristët pasi siç thekson Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore Menderes Kuçi, në rradhë të pare për shkak të mos konsultimit me kategoritë që i tangon I njejti, në rastin konkret bizneset dhe honoraristët.           

“Nëse këto ligje kështu sillen athog, sigurisht që ne në parim do të jemi kundër, por ka edhe shum arsye tjera se pse duhet të jemi kundër. Ka edhe elemente të mira që do të kishim qenë pro,  si luftimi I informalitetit, ne asnjëher nuk kemi thënë se jemi pro kompanive të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre informale,  përkundrazi këtu jemi pro. Por a është metodë e mire ajo që është përzgjedhur nga ana e qeverisë dhe kështu prej lart si vendim 5 në 12 bihet, që pastaj në 12 e 5 minuta të jetë funksional” – tha Kryetari i OEMVP – së, Menderes Kuçi.              

Ndërsa eksperti juridik Bashkim Selmani vlerëson se ligji nuk është në përputhje me kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare, ndërsa thekson edhe mospërfshirjen e honorarëve që marrin të emruarit e qeverisë.  Selmani thot se ligjet e këtilla qytetarët i shohin  si një dështim psikologjik dhe cënim i të drejtës private.   

“Kur themi sensin psikologjik,nënkupton leximin e gjendjes reale,sepse një ligj që sillet duhet të ketë tri komponenete,Komponenti i parë është pjesa historike, Komponenti i dytë është respektimi i të drejtave të qytetarëve dhe në këtë rast vullneti i qytetarëve, dhe e treta ka të bëjë me pritjen e suksesit. Ky ligj jo në përputhme me kushtetutën aspak nuk është, por edhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e punës së qytetarëve” – tha eksperti politiko juridik, Bashkim Selmani.                                                                                                             

Njëherit Selmani thekson edhe mungesën e kompromisit dhe reagimin e 80% të kategorisë së prekur të qytetarëve dëshmon se ligji si i tillë është i pa pranueshëm dhe duhet si i tillë të mos implementohet.

Por edhe përkundër reagimeve Qeveria është shprehur e vendosur të mos e anulojë masën.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov dite më parë ka deklaruar se disa struktura politike me manipulime, dhe ofendime dëshirojnë të marin pika personale dhe politike duke kritikuar këtë masë pozitive.

Spasov  kete e ka arsyetuar me atë se viteve të kaluara, mijëra, punëtorë jane  keqëpërdorur  nga punëdhënësit, dhe nëse kjo vazhdon këta qytetarë nuk do të mundet qe asnjehere  të sigurojnë pensione. (Gyltene Sinani, TVM2)