Maqedoni
Micskovski: Jotova vazhdon me deklarata jo evropjane
18.04.2022 14:14
Hapja e klubit kulturor “Vanço Mihajlov” dhe me këtë shkas edhe vizita e delegacionit bullgar e kryesuar nga kryeministri Kiril Petkov në Manastir...

Hapja e klubit kulturor “Vanço Mihajlov” dhe me këtë shkas edhe vizita e delegacionit bullgar e kryesuar nga kryeministri Kiril Petkov në Manastir, shkaktoi reagime të shumta te opinion në vend. Partitë, politikanët, shoqatat, ekspertët mendojnë se një shoqatë me emrin e një bashkëpunëtori të dëshmuar fashist dhe një personi që mendon se maqedonasit janë bullgarë nuk është dashur të regjistrohet në Maqedoni.
Historiani Todor Cepreganov ka dekalruar se Vanço Mihajllov dhe lideri tjetër i VMRO-së historike - Todor Aleksandrov, janë pjesë e historisë maqedonase, por jo si heronj. Por ata sipas tij ata morën vetëdijen kombëtare bullgare, luftuan për një Maqedoni të pavarur dhe autonome, por pa maqedonas. Cepreganov kërkon nga shteti përgjgje se pse klubi u hap në Manastir dhe a është rryma probullgare më e forta në Manastir?
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova po vazhdon me deklarata të cilat nuk paraqesin vlera evropiane.
“Nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova po vazhdon me deklarata të cilat nuk paraqesin vlera evropiane . Jotova po mohon pakicën maqedonase në “Maqedoninë e Pirinit. Kjo me të vërtet nuk ka asnjë lidhje me vlerat evropiane që këto politikanë duhet t’i promovojnë, përkundrazi, na kthejnë në kohë të kaluara. Në kohët e okupimit fashist, okupimit fashist bullgar gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore këtu në Maqedoni.”, tha Hristian Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.
Mickoski i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe Brukselit që t'i japin fund këtyre egzibicioneve joevropiane nga Sofja zyrtare dhe më në fund ti mundësohet Maqedonisë fillimin e bisedimeve sepse histrikisht ka dëshmuar se qëndron krah për krah me vlerat evropiane.
Sela: Fqinjët duhet të njohi njëri tjetrin
Lideri i Alencës për shqiptarët, Ziadin Sela, I pyetur të komentojë këtë çështje tha se aktet e tilla nuk kanë ndikim pozitiv mbi kontestit Shkup- Sofje.
“Aktet e tilla nuk kontribuojn që më shpjetë të zgjidhet problemi që egziton mes Maqedonsië së Veriut dhe Bullgarisë si dhe të hiqt bllokada nga ana e palës Bullgare që të mund RMV të filloj bisedimet. Qëdrimi i ASH-së është që fqinjët duhet të njohin njëri tjetrin dhe nga këtu duhet të fillohet.”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.
Sela rekomandon që të bëhet njohja reciproke e pakicave dhe kjo sipas tij do të jetë një piknisje e duhur për zgjidhejn e rpoblemit mes dy shteteve.
SANIJE DURAKU
