Botë

Ukrainë, Rusia bombardon disa qytete ukrainase

18.04.2022 14:37

Java në Ukrainë fillioi me bombardime të mëdha nga ushtria ruse...

Java në Ukrainë fillioi me bombardime të mëdha nga ushtria ruse. Pesë raketa ruse goditën qytetin e Lvivit në Ukrainë, duke shkaktuar dhjetra viktima dhe të plagosur. Sulmi mbi qytetin që ndodhet pranë kufirit me Poloninë ka shtuar shqetësimet se Rusia nuk e ka në plan të ndalet pasi ka bombarduar Mariupolin, kryeqytetin Kievin, Dnipron, disa fshatra në Kherson, shumë zona në lindje dhe perendim të Ukrainës. Të plagosurit dërgohen nëpër spitale. Numri i viktimave sa vjen e rritet.
 
“Më lajmëruan në telefon dhe më treguan se vajzën time e kanë vrarë.”, u shpreh nëna e një viktime.
 
“Ajo që pashë ishte si një ëndërr e keqe, gjak kudo. Filluan të më mirren mend dhe mezi arrita te një karrike parku. U ula dhe policia më mori me vetur dhe më solli në spital.”, tha një dëshmitare.
 
“Shpresojmë që lufta të përfundojë së shpejti dhe të gjitha gjërat e frikshme që po ndodhin të mbarojnë së shpejti, në mënyrë që njerëzit të kthehen në shtëpi.”, u shpreh një banor i rrethit Kherson.
 
“Është shumë intensive. Kam luftuar edhe në Irak. Kjo është një luftë më konvencionale. Shumë më tepër teknologji kundër Ukrainës. Sipas mendimit tim, kjo mund të jetë e krahasueshme me Luftën e Dytë Botërore, me mënyrën se si funksionojnë gjërat këtu. Betejat janë mjaft intensive.”, tha një mercenar.
 
Pavarsisht numrit të lartë të viktimave nga ministria ruse e mbrojtjes thonë se sulmojnë vetëm objekte ushtarake. Zelenski njofton se trupat ruse janë përgatitur për sulme të reja.
 
“Trupat ruse janë përgatitur për ofanzivë në lindje të Ukrainës. Duan ta shkatërrojnë tërsisht Donbasin. Të shkatërrojnë gjithcka që I jep lavdi këtij rajoni. Shkatërrojnë Mariupolin ashtu sic kana shkatërrur shumë qytete tjera, Donjeckun dhe Luhanskun. Ne bëjmë gjithcka për tu mbrojtur vendin tona.”, tha  Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
 
Banorët e rajonit Luhansk janë ftuar për evakuim urgjent sepse priten sulme të fuqishme nga ana e Rusisë
 
“Kjo javë mund të jetë e rëndë. Do të mund të jetë hera e fundit që kemi mundësinë t’ju shpëtojmë.”, tha Sergei gaidai, nënkryetar i Luhanskut.
 
Forcat ruse janë koncentruar në marrjen nën kontroll të Luhanskut dhe Donetskut, që janë pjesë e rajonit Donbas në lindje të Ukrainës – rajon ky i njohur për prodhimin e çelikut dhe qymyrit. Forcat e armatosura të Ukrainës po përgatiten për një ofensivë brutale të ushtrisë ruse në këtë rajon. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU