Maqedoni
LSDM dhe BDI, kritika ndaj SASHK për vazhdimin e grevës
18.04.2022 15:01
Refuzimi i ofertës për rritjen e pagave për 10% nga ana e SAHK-ut është kushtëzim i pa kuptimt dhe shantazh vlerësojnë nga LSDM...

Refuzimi i ofertës për rritjen e pagave për 10% nga ana e SAHK-ut është kushtëzim i pa kuptimt dhe shantazh vlerësojnë nga LSDM. Kjo sipas LSDM-së nënkupton vendosje e interesave personale mbi intersat e nxënsëve. Nga LSDM kanë pyetur SASHK-un a nuk mjafton rritja prej 10% përkatësisht mes 2500 dhe 3000 denarësh?
“Në kohë të krizës globale ekonomike dhe energjetike, kur qeveria bën gjithçka që ta mbrojë standardin e qytertarëve dhe të pengoj rritjen enorme të çmimeve dhe në kohë kur janë në rrjedhë e sipër afatet për harmonizimin e pagës minimale, refuzimi i ofertës do të thot vazhdim i kushtëzimit të pa kuptimtë nga ana e SASHK në dëm të procesit arsimorë për nxënësit dhe i vendosë intersat personale mbi interesat e fëmijëve.”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
Edhe nga BDI kanë vlerësuar se refuzimi për rritje prej 2.500 denarë ose 10% të pagave nga ana e SASHK si dhe metodologjia për rritje graduale dhe zgjidhje të përhershme të statusit social të kuadrove arsimore është agjendë politike kundër nxënësve dhe prindërve. Sipas kësaj partie vite me radhë Qeveria ka treguar kujdes të madh ndaj arsimit, si një sektor tejet i rëndësishëm i shoqërisë tonë.
“BDI konsideron se me refuzimin e ofertës së dhënë nga ana e Qeverisë, SASHK vendos interesat personale mbi interesat e nxënësve derisa dëmi shkon në llogari të mësimdhënësve dhe nxënësve pikërisht në prag të përfundimit të procesit mësimor, pasi që e drejta për arsimim e secilit fëmijë është e garantuar edhe me Kushtetutë. Është e pa tolerueshme humbja e mësimit në kushte si sot, kur mbarë globi përballet me Pandeminë, krizën ekonomike dhe energjetike, derisa Qeveria dhe Ministria e Arsimit e Shkencës po bën përpjekje maksimale për normalizimin e procesit arsimor.”, theksohet në kumtesën e BDI-së, e cila u bën thirrje të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit që të kthehen në bankat e shkollës dhe të vazhdojnë mësimin dhe gjithashtu apelon deri tek SASHK-u që të vazhdojnë dialogun deri në gjetjen e zgjidhjes dhe mos të lejohet që bojkoti i mësimit të ndikojë në procesin arsimor.
VMRO dhe ASH, mbështetje kërkesës së arsimtarëve
Në mbështetjetë kërkesës së arsimtarëve ka dalur Alencës për Shqiptarët, kreu i së cilës Ziadin Sela, tha se partia në pushtet kishin premtuar paga prej 600 eurosh dhe tani duhet ta mbajnë premtimin.
“Si ASH ju qëndrojmë maksimalisht arsimtarëve në të drejtën e tyre. Pse duhet të ua harrojmë eksponentëve të qeverisë? Në zgjedhjet e fundit të vitit 2020 a ju kujtohet që BDI ka premtuar 600 euro rrogë për arsimtarët infermierët dhe disa punonjës të tjerë, 600 euro rrogë ka premtuar.”, tha kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski e ka quajtur të turpshme sjelljen e qeverisë ndaj arsitarëve.
“Ka ofruar siç arrita të kuptoj në mënyrë gojore 10% rritja të rrogave të arsimtarëve dhe të punësuarit në çerdhe pa marrveshje të shkruar, pas rebalancit të buxhetit i cili askush nuk e din se kur do të ndodhë dhe nëse do të ndodhë. Është e turpshme sjellja e kësaj qeverie në vend që të punojë për standardin e atyre që i edukojnë dhe kujdesen për fëmijët tanë, që ato ti motivojnë, ajo në mënyrës htesë po krijon tension dhe revoltë dhe i bën këta njerëz të mos ndjehen komot në shtetin e tyre.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.
Njëherit ASH dhe VMRO-DPMNE kërkuan nga qeveria që të mos u bëhet presion arsimtarëve dhe të punësuarve në çerdhe. (Vlora Latifi - Topojani, TVM2)
