Ekonomi
KRRE: Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës
18.04.2022 15:20
Kriza ekonomike globale vazhdon të ketë implikimet e saja edhe në tregun e Maqedonisë së Veriut....

Kriza ekonomike globale vazhdon të ketë implikimet e saja edhe në tregun e Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e rritjes se çmimeve të derivateve të naftës në bursat botërore, nga mesnata do të kemi rritje të çmimeve të derivateve të naftës edhe në vendin tonë. Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftojnë se është sjellur vendim me të clin çmimet në pakicë të derivateve të naftës mesatarisht do të rriten për 1.90%. Konkretisht benzini do të rritet për 1.5 denarë për litër, kurse dizeli për 2.5 denarë për litër.
Me këtë çmimet e rja të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS–95 81,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS–98 83,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 82,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 80,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,599 (denarë/kilogram)
Vaji për gatim, fillon importimi nga Serbia
Ndërkohë, për të përballur me krizën e vajt për gatim në treg, nga sot pritet që të fillojë importimi i vajit nga Serbia. Siç njoftojnë nga ministria e bujqësisë bëhet fjalë për dy milion litra vaj, të cilat sipas tyre do të jenë të bollshme për një muaj.
“Sot duhet të fillojë organizimi për ngarkimin dhe dërgesën e vajit serb në vend. Është e mundur nëse ka nevojë të merret vendim për import të sasive shtesë. Gjendja po ndiqet, ndërsa komunikimi me autoritetet serbe është i vazhdueshëm.”, njoftojnë nga ministria e bujqësisë.
Për tu përballur me mungesën e vajit nëpër markete, qeveria gjithashtu solli vendim për kufizimin e blerjes së vajit në një paketim të vetëm.
ERSAN PAJAZITI
