Haliti: Mungesa e opozitës hendikep për kuvendin

03.01.2015 17:27

Edhe pse shumica parlamentare ka numrat, madje për të miratuar edhe ligje sistemore, me 82 vota pro, mungesa e opozitës dhe debatit kanë dëmtuar punën e Kuvendit. U miratuan qindra ligje, por jo edhe ndryshimet kushtetuese....

Edhe nënkryetari i Kuvendit nga rradhët e BDI-së, Rafiz Haliti thotë se kjo situatë ka reduktuar kapacitetin e pushtetit ligjvënës.

“Gjatë kësaj kohe Kuvendi ka funksionuar me kapacitet të përgjysmuar. E them këtë pasi që opozita maqedonase, një kohë edhe opozita shqiptare nuk ishin present këtu në Kuvend. Kështuqë është një hendikep për vet Kuvendin, por edhe për vetë elektoratin të cilin e përfaqëson opozita” – tha nënkryetari i Kuvendit të RM-së, Rafiz Haliti.

Mirëpo, bojkoti i opozitës i ka dhënë komoditet shumicës parlamentare dhe Qeverisë në hartimin dhe miratimin e ligjeve. Edhepse parktika e viteve të fundit dëshmoi së edhe kur opozita ishte në Kuvend, rrallë herë u pranua ndonjë amendament i opozitës.

Megjithatë, Haliti thotë se Kuvendi ka punuar me një rritëm normal, por ligjet gjithsesi kanë pësuar në cilësi, - thotë Haliti.

“Edhe gjatë kësaj periudhe janë miratuar ligje, ku edhe ne si deputetë të pozitës kemi pasë vërrejtjet tona. Nuk kemi qenë plotësisht të kënaqur me atë që na është servuar, por pikërisht për atë e thashë se zëri i opozitës ka munguar dhe sikur të ishte këtu edhe zëri i opozitës gjithsesi se do të kishim ligje me cilësi edhe më të lartë, pasi që vetë mungesa e opozitës, në një farë mënyre ndikon qoftë në punën e Kuvendit, qoftë në përgatitjen e ligjeve, që vijnë edhe prej Qeverie, pasiqë mungesa e opozitës krijon një komiditet tek pozita, në këtë rast flas edhe për pjesën e qeverisë që përgatit ligjet” – tha nënkryetari i Kuvendit të RM-së, Rafiz Haliti.

Përveç mungesës së konsensusit politik në Kuvend, vitin 2014 e shënojnë edhe disa projekte të ndishme të cilat nxitën dëbat të ngjeshur në opinion. Pas propozim ndryshimeve kushtetuese, debat të fuqishëm ngjalli edhe propozimi për ndryshimin e stemës dhe propozim stema e re me luanë; pakoja e ligjeve në fushën e arsimit dhe propozim ndryshimet e fundit në ligjet për nëpunësat në administratë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)