Maqedoni

Kërkesat për ndryshime kushtetuese, Mickovski: Ndryshime, jo vetëm për gjuhën shqipe

18.04.2022 15:36

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është i gatshëm që të bisedojë për heqjen e përkufizimit të shqiptarëve...

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është i gatshëm që të bisedojë për heqjen e përkufizimit të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe në Kushtetutë si 20%-ësh, por këtë e kushtëzon me ndryshime të tjera, si heqjen e Badenterit dhe balanserit, edhepse nuk parapëlqen ta quaj si kushtëzim. Konsideron se kuotizimi i bën qytetatërt të pabarabartë. 
 
“Unë jam për barazi. Jam për shtet në të cilin të gjithë qytetarët pa marrë parasysh përkatësisë fetare dhe kombëtare, të jenë të barabartë dhe për këtë nuk shoh pengesë. Jam për barazi që edhe kur të aplikojmë për vende të punës, në universitete, jam që të ketë gjithkund barazi, të ketë të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët. Pse disa qytetarë të ndjehen të degraduar për shkak se i përkasin ndonjë kuote ose ndonjë përqindjeje, për këtë nuk e shoh nevojën për badenter dhe balancues,”tha Hristian Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.
 
Sela: Gjuha shqipe nuk duhet kushtëzuar assesi
 
Mirëpo kreu i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela përsëri qëndrimin se gjuha shqipe duhet të shënohet si juhë shqipe dhe kjo nuk duhet të kushtëzohet me asgjë. Kërkoni mirëkuptim nga pala maqedonase ashtu siç po tregojnë mirëkuptim shqiptarët për kontestet që kanë maqedonasit me fqinjët e tyre.
 
“Gjuha shqipe është gjuhë shqipe dhe nuk mund të kushtëzohet. Ne kemi mirëkupim për bashkëqytetarët tanë maqedonas në momentin që përballen edhe me fqinjët, edhe me Greqinë, edhe me Bullgarinë. Ne presim që të njëjtin mirëkutim ta kenë dhe ata ndaj nesh, ndaj gjuhës tonë. Gjuha, identiteti, po, janë të shenjtë dhe konformë kësaj nuk duhet të ketë kualifikime ofenduese sa i përket gjuhës shqipe. Gjuha shqipe duhet të jetë gjuhë shqipe dhe kjo nuk duhet kushtëzuar assesi me asnjë mekanozëm qoftë Badenteri, qoftë balanseri.”tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.
 
Ndryshime kushtetuese kërkojnë edhe partitë e vogla për të ndryshuar modelin zgjedhor që, vendi nga gjashtë njësi zgjedhore të organizohet në një njësi të vetme. Përkrahje deklarative për këtë kërkesë kanë edhe nga kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
SHPËTIM NUREDINI