Maqedoni
Vazhdon greva në arsim, Ministrat: U ofrua maksimumi të pranohet oferta
18.04.2022 15:55
Greva gjenerale në arsim vazhdon, ndërsa as SASHK as Ministria e Arsimit nuk heqin dorë nga argumentet e tyre....

Greva gjenerale në arsim vazhdon, ndërsa as SASHK as Ministria e Arsimit nuk heqin dorë nga argumentet e tyre. Numri një i dikasterit të arsimit edhe një herë fton SASHK-un që të shqyrtojë ofertën për rritje të pagave prej 10% sepse sipas tij në kohë të krizës MASH ka ofruar maksimumin. Poashtu bën ftesë që negociata të vijojnë çë nxënësit të kthehen në bankat shkollore sepse mësimi i humbur do të duhet të prolongojë vitin shkollor.
“Është bërë maksimumi me 10 përqindshin, nuk është vlerë e vogël në këtë krizë ekonomike 2500 denarë. Unë jam dakord që duhet të punojmë që pagat të jenë më të larta, por jam duke grumbulluar të dhëna se asnjëherë nuk kemi ngritje page për një kërkesë një mujore dhe përgjigje dymujore të kemi ngritje prej 18.4 përqind. Edhe një herë ta rishqyrtojnë vendimin, të ulemi bashk ti shohim elementet tjera të kontratës dhe të biem dakord për kërkesta e tyre në kontarën kolektive.”, tha ministër i arsimit Jeton Shaqiri.
Edhe ministrja për punë dhe politikë sociale Jovanka Trençevska konsideron se SASHK duhet të pranojë ofertën për 10 përqind paga më të larta dhe edukatoret ti kthen procesit të punës.
“Me të vërtetë mospranbimi i një zgidhjeje të tillë do të thotë se SASHK-u kujdeset për interesat personale dhe jo për intersdat e fëmijëve. Kryetarët e komunave duhet të sigurojnë edukator zëvendësues që të munden prindërit të kthen në punë dhe fëmijët të kenë përkujdesje në kuadër të çerdheve.”, tha ministrja e punës dhe poltikës sociale, Jovanka Trençevska.
Qeveria dhe MASH rikujtojnë punonjësit e arsimit se në pajtueshmëri me ligjin për mardhënie të punës, të cilat i ka nënshkruar SASHK-u, gjatë kohzgjatjes së grevës të punësuarve iu paguhen vetëm kontributet, ndërsa rrogën neto mundet tu a paguaj organizatori i grevës.
FLUTURA LATIFI
