“Covid 19”, 18 të infektuar, 231 të shëruar
18.04.2022 18:17
Ministria e Shëndetësisë në raportin për gjendjen....

Ministria e Shëndetësisë në raportin për gjendjen me pandeminë në 24 orët e kaluara ka bërë të ditur se nga 684 të testuar janë regjistruar 18 persona të infektuar me “Covid 19”.
Në 24 orët e kaluara janë regjistruar edhe 231 të shëruar, ndërsa nuk është regjistruar asnjë i vdekur.
Por nga ‘Termini Im” kanë njoftuar për një të vdekur më 30 mars.
Numri i rasteve aktive është ulur në 826 të infektuar me “Covid 19”.
