Kovaçevski: SASHK-u po bën shantazh në dëm të nxënësve
18.04.2022 18:35
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski....

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, vlerëson se refuzimi SASHK-ut për rritjen e pagave për 10%, është shantazh që shkakton dëm të pariparueshëm në arsimin e nxënësve.
Qeveria është për dialog por kërkesat dhe qëndrimi i SASHK-ut janë krejtësisht të papranueshme, thot kryeminsitri sipas të cilit vendi i fëmijëve është në shkolla dhe në këtë situatë përgjegjësinë e ka vetëm SASHK-u.
“Qeveria po bën gjithçka për të luftuar krizën, ti amortizojë rritjet e çmimeve dhe të sigurojë jetë dinjitoze për qytetarët tanë, sidomos për më të ndjeshmit. Edhe në kushte të vështira të krizës botërore, ne jemi ndoshta e vetmja qeveri, e cila mundëson rritje historike të rrogave dhe pensioneve dhe i mbështesim fuqishëm financiarisht qytetarët. Edhe krahas gjithçkaje, SASHK-u konsideron se rritja e pagave prej 2.500 denarë, është pak. Në kushtet kur me masat kundër krizës të miratuara nga Qeveria, faturat e qytetarëve janë më të ulëta për 4.000 denarë në muaj. Ky thjesht nuk mund të konsiderohet qëndrim i arsyeshëm, por presion i dukshëm me të cilin shihet qartë se SASHK-u i vë interesat personale para atyre të fëmijëve”, thekson kryeministri Kovaçevski.
