Kërcënoi ministrin Spasovski, arrest shtëpiak për ish policin

18.04.2022 19:16

Një polic në pension ka përfunduar në arrest shtëpiak....

Një polic në pension ka përfunduar në arrest shtëpiak pasi kërcënoi me vrasje  ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski.

I dyshuari ka telefonuar nga celulari i tij në stacionin policor Qendër dhe është kërcënuar se do ta vriste ministrin.

Pas identifikimit të tij, u bë bastisje në banesën e tij dhe iu gjetën disa pistoleta dhe disa fishekë të kalibrave të ndryshëm, njoftoi prokuroria.

Polici në pension dyshohet për veprën penale – Rrezikim i sigurisë, ndërsa prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit, por gjykata i ka caktuar arrest shtëpiak.