Maqedoni
Shkup, janë sanksionuar 168 vozitës, 43 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
19.04.2022 08:06
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 168 sanksione.
Dyzet e tre sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Poashtu janë shqiptuar edhe dymbëdhjetë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, dymbëdhjetë sanksione për mosrespektim të të drejtës së kalimit, shtatë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), katër sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
