EVN: Vazhdon sanimi i defekteve

03.01.2015 17:39

Kompania energjetike EVN vazhdon me sanimin e defekteve të shaktuara nga rreshjet e para disa ditëve të borës....

Siç njoftojnë nfga EVN, Veleshtova, Brajçina, Llubojna, Radozhda, Tateshi i Epërm dhe i Lartë dhe disa vendbanime të tjera të rajonit të Ohrit, Prespës dhe Strugës janë duke u furnizuar me energji elektrike.

Ekipet e EVN Maqedonisë dhe në orët e mbrëmjes së djesjme dhe në orët e hershme të ditës së sotme kanë sanuar defektet e largëpërçuesit 25kW. Ekipet tani janë stacionuar në tre pika të mbetura ku do të duhet të normalizohet me furnizim të energjisë elektrike. Po punohet intezivisht në lidhjen tek ura Prenkovë, Luko Pole dhe Zhirovnicë.

Prej nesër në terren në vende kritike do të jetë edhe shtabi i krizës i EVN Maqedoni.

Njëherit nga EVN theksojnë se në linjën nga Zhirovnica deri tek ura e Boshkovës, dëbora dhe erërat e rënda totalisht kanë shkatërruar rrjetin distributi, dhe largëpërçuesin prej 35kW dhe 10Kw, prandaj po ndërtohet largëpërçues i ri.

Trafostacioni i Qendrës Zhupa prej mbrëm është në funskion.Prej mbrëm edhe pjesa më e madhe e fshatërave të rajonit të Strugës, Ohrit dhe Resnjës janë duke u furnizuar me energji elektrike, si dhe është normalituar edhe furnizimi i vendbanimeve në Prespë.